Komisioni i Medias, 15 ditë afat për
kandidaturat e Këshillit Drejtues të RTSH

TIRANË- Komisioni i Medias vendosi një afat kohor prej 15 ditësh për rihapjen e procesit të shpalljes së kandidaturave për Këshillin Drejtues të radiotelevizionit shqiptar. Kjo pas dorëheqjes së Ylli Patës, njërit nga katër kandidatëve.
 
Më herët në komision pati debate për amendimin e ligjit të AMA-s sa i përket asistencës së Komisioni Europian, Këshillit të Europës dhe OSBE-së. Konkretisht, pas një propozimi të paraqitur nga deputeti i PD-së, Luciano Boci, i cili ndër të tjera denonte shkeljen e privatësisë së korenspodencës nga Ministria e Jashtme. 
 
Komisioni ka rënë dakord për tekstin e vendimit për kërkesën Drejtuar Këshillit të Europës për asistencë me bashkautorësi të deputetëve Alfred Peza dhe Luciano Boci dhe i kërkoi Kryetarit të Kuvendit t’i drejtohet tre institucioneve ndërkombëtare për asistencë.

Debate ka patur edhe mbi shkeljen e privatësisë së korresnpodencës së Këshillit të Europës nga Ministria e Jashtme, për asistencën e kërkuar për amendimin e ligjit të AMA-s. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët