Komisioni i Medias edhe pse përgjegjës për kulturën nuk ka mundur të realizojë një tryezë të përbashkët diskutimi mes artistëve dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaros. Pas prezencës së Kumbaros javën e kaluar në komision, këtë herë të ftuar ishin një përfaqësi artistësh për të diskutuar mbi çështjen e Teatrit Kombëtar.
Mes debateve, teksa kryetari i Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit, Alert Çeloaliaj përsëriti mungesën e transparencës mbi projektin e Teatrit Kombëtar, deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli sqaroi deklaratën e kryeministrin Rama se “Teatri Kombëtar do të shembej”.
Nese si komunitet teatror na kërkohet që të heshtim. Përgjegjen për gjendjen në të cilën ndodhet TK sot, janë qeveritë nga e majta dhe nga e djathta. Thuhet se TK është rrezik për punonjësit, atëherë përse nuk merren masa për këtë gjendje. I vetmi që ka bërë diçka për Teatrin Kombëtar është Pandeli Majko. Ne e ftojmë që të prononcohet për të ardhmen e TK. Ne kërkojmë që Teatri Kombëtar të shpallet monumet kulture.
Alert Çeloaliaj, artist
Regjisori Kastriot Çipi theksoi se Ministria e Kulturës në programin e trashëgimisë kulturore 2013-2017 parashikonte restaurimin eTeatrit Kombëtar. Fjala e tij ka sjellë sulmin e deputetëve të mazhorancës
Në strategjinë e Ministrisë së Kulturës 2013-2017 në pikën 16 parashikohej restaurimi i TK. Masakra që po i bëhët Tiranës ka filluar jo vetëm nga kjo qeveri, por edhe nga ato paraardhëse.
Kastriot Çipi, regjizor
(Strategjia e Ministrisë së Kulturës 2013-2017)
Fidel Ylli ka thënë në Komisionin e Medias në dëgjesën për Teatrin Kombëtar ka thënë që kërkesa e projektit ka ardhur nga një biznes, as nga Ministria e Kulturës dhe as nga Bashkia. Është vetëm një ofertë që do të shqyrtohet nga qeveria, nuk është një vendim ka thënë Ylli, duke theksuar se në godinën ekzistuese nuk mund të behet teatër.
Kullat nuk janë vetëm për të fituar biznesi, por edhe për arkitekturë. Ju falënderoj që ngrini zërin, se vërtetë po se ngritët ju zërin, qeveritë do të ju shkelin me këmbë.
Fidel Ylli, deputet i PS
Shezai Rrokaj në dëgjesën për teatrin në Komisionin e Medias ka thënë që është dakord me ndërtimin e një teatri por jo mbi kockat e atij ekzistues.
Në TK janë 3 shfaqje për fëmijë, pra u rrezikohet jeta 600 fëmijëve sipas raportit, kjo është e papranueshme. Teatri është kujtesa e një shteti dhe do të jetë një gafë e madhe nese nuk rindërtohet në formën që ka. Qeveria të mos përdorë si alibi që shteti nuk ka para për ndërtimin e TK, shqiptarët kanë nevojë për identitet kombëtar.
Shezai Rrokaj, deputet i LSI
Por Teatri Kombëtar ka përplasur edhe deputetët e dy forcave politike. Artistët u shprehën gjatë dëgjesës se Pandeli Majko ka qenë i vetmi kryeministër që ka menduar për Teatrin, ndaj e ftojnë atë të prononcohet sot si deputet mbi debatin që vazhdon të ekzistojë për godinën e Teatrit.