Komisioni i Medias, PD miraton
e vetme rezolutën për KKRT
Shumica në komisionin parlamentar të Medias ka votuar njëanshëm rezolutën për veprimtarinë e KKRT-së gjate vitit 2012. Të majtët ishin kundër, duke i gjetur si të pavenda konstatimet vlerësuese në rezolutë, përkundër edhe vetë deklarimeve të kryetares se Entit para deputetëve një jave më parë.
TIRANE - Shumica në komisionin parlamentar të Medias ka votuar njëanshëm rezolutën për veprimtarinë e KKRT-së gjate vitit 2012. Të majtët ishin kundër, duke i gjetur si të pavenda konstatimet vlerësuese në rezolutë, përkundër edhe vetë deklarimeve të kryetares se Entit para deputetëve një jave më parë.
“Vetë kryetarja në raportimin që bëri këtu, i ka pranuar të gjitha problemet edhe me çështjen e piraterisë. U pranua që nuk ka pasur bashkëpunim me drejtorinë e tatimeve përsa kohë që nuk ka asnjë lloji bashkëpunimi dhe vetë KKRT e pranon që ka dështuar, ne nuk mund të rrimë e t`i bëjmë sehir kësaj”, tha Leskaj.
Ndërkohë që kjo gjë u evidentua edhe nga deputeti Alfred Dalipi. “Rreth 20 problemeve që ka ky institucion në raport me ligjin dhe me tregun mediatik janë të papasqyruara në raportin që ky komision do ti paraqesë Kuvendit:, u shpreh Dalipi.
Ndërkohë që demokratët i kanë propozuar Kuvendit të miratojë me votë, një dokument nënvizon sipas tyre, se KKRT-ja ka arritje të dukshme në zbatimin e kërkesave të lëna.
Ndër detyrat e lëna për Entin Rregullator të Medias, që nga 4 prilli me hyrjen në fuqi të ligjit të ri do të quhet Autoriteti i Mediave Audiovizive, janë marrja e masave për kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike; forcimi i kapaciteteve monitoruese për të luftuar piraterinë në media, si edhe vendosja e një raporti te ri bashkëpunimi me organet mbështetëse.
Vetë kryetarja e këtij institucioni pak ditë më parë, paraqiti raportin vjetor të veprimtarisë së këtij institucioni duke pranuar se KKRT gjatë vitit të shkuar nuk arriti që të mbledhë gjobat e vendosura për operatorët, kjo pas mosbashkëpunimit me tatimet.
Një tjetër problem i pranuar nga Bushati ishte dhe fakti i zhvillimit të fenomenit të piraterisë nga operatorët. PS pritet që të votojë kundër kësaj rezolute të hartuar nga të djathtët, e cila do të hidhet gjatë seancës së sotme për votim. Ky ligj sjell një sërë risish të reja lidhur me marrjen e licencës nga ana e një operatori deri te marrja e sanksioneve që do të ndryshojnë në krahasim nga ligji i mëparshëm.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (plint) 04.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2406
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44