TIRANE- Komisioni parlamentar i Medias diskuton sot raportin për për veprimtarinë 1-vjeçare të RTSH-së. Gjatë raportimit për punën e bërë, kryetari i Këshillit Drejtues, Agron Tufa, tha se “jemi munduar të mbajmë minutazh të ekuilibruar mes partive. Angazhimi i drejtorisë ka qenë edhe më i madh gjatë vitit të shkuar, pasi kemi qenë edhe në fushatë”.
 
Ndërkaq, Peza tha se “RTSH është kthyer në një televizion që shihet nga mosha e tretë dhe meshkujt. RTSH duhet t’i kthehet qytetarëve. Ne nuk kemi synim ta përdorim politikisht RTSH”.
 
Duke u ndalur tek rëndësia e hartimit të një “kushtetute” për RTSH, Ulqini tha se “këshilli drejtues i RTSH është garanti i qytetarit”.
 
“Raporti duhet të ketë atë që quhet kushtetuta e RTSH. Unë kam një vërejtje për këshillin drejtues, pasi raportin duhet ta kishte paraqitur sa më mirë. Duhet të përfshinte komponentin publik dhe kjo mungon kjo tek ju”, tha Ulqini.

Gjatë diskutimeve në komisionin, Ulqini akuzoi opozitën për situatën në RTSH.
 
“Akuza opozitës për situatën në RTSH, jeni bashkëpërgjegjës për gjendjen e saj, detyra e këtij komisioni, t’i kthejnë RTSH publikut. Këtu duhet të vijë një raport që është në përputhje me ligjin”, tha Ulqini.
 
Ndërsa Peza tha se “Zëri i investimeve është i ulët pas shpenzimeve operative dhe dietave dhe udhëtimeve”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)