Komisioni i Medias seancë dëgjimore
me kandidatët për kreun e AMA

Komisioni i Medias seancë dëgjimore<br />me kandidatët për kreun e AMA
TIRANE - Komisioni i Medias zhvilloi këtë të hënë seancat dëgjimore me kandidatët për kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive. Ndonëse në listë ishin 9 kandidatë, vetëm 8 prej tyre i plotësonin kriteret ligjore dhe nga këta të 8, antarët e majtë të Komisionit të Medias kanë degjuar vetëm 7 prej tyre pasi kandidati Sokol Hasani nuk u paraqit.
 
Thuajse të gjithë kandidatët kanë theksuar se është mjaft i rëndësishëm për t’u realizuar kalimi në trasmetime numerike, sipas tyre AMA duhet të jëtë më transparente dhe të respektohen të drejtat e autorit, luftimi i piraterisë e të tjerë, çështje që kanë “çaluar” më parë.
 
Ndërsa Zylyftar Bregu, me profesion gazetar, i cili është kandidat për kreun e AMA-s është shprehur se ky institucion është jasht funksionit në këto momente, e për rrjedhoje duhet të plotësohen vendet vakante në të.
 
Ajo çka të binte në sy në listën e kandidatve ishte se pretendentët për të mbajtur postin e kryetarit të AMA vijnë nga profesione ekonomist, jurist e gazetar.
 
Gentjan Salaj ishte i pari që u prezantua. Ai ka profesionin e juristit
Gentian Skënderaj është ekonomist
Anila Basha - gazetare
Zylyftar Bregu- gazetar
Sokol Hasani – jurist
Raif Gorana ekonomist
En Muci – ekonomi-biznes
Bers Hado – jurist
 
Mazhoranca do të presë këtë të fundit për të zgjedhur me konsensus kreun e ri të këtij Enti. Procedura që do të ndiqet është: Pas 8 kandidaturave deputetetët do të votojnë për 4 kandidatë, këta 4 do të ridëgjohen në komision dhe opozita ka të drejtë të përjashtojë dy duke i çuar për votim përfundimisht Kuvendit dy kandidatura.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole