Komisioni i Medies/ Petrit Ymeri: Libri është në emergjencë kombëtare

Shoqata e Botuesve Shqiptarë gjatë ditës së sotme parashtroi në një seancë dëgjimore në Komisionin e Medies disa nga shqetësimet kryesore të sektorit të librit në vendin tonë. I pranishëm në këtë komision ishte kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, botuesi Gëzim Tafa, Nikolla Lera drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, Kozeta Angjeliu dhe Edlira Dani përfaqësuese të ministrisë së Kulturës. Ymeri, disa nga shqetësimet që riktheu në këtë komision, pas letrës, që i ka dërguar edhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ishin për; Gjendjen e sistemit bibliotekar në Shqipëri dhe mungesën e bibliotekave ekzistuese; për rrjetin e librarive që dita ditës po mbyllen; për sistemin fiskal që është i paqëndrueshëm; për të drejtën e autorit dhe fotokopjimit të librave pranë universiteteve; apo dorëzimi i pesë 5 kopjeve për çdo libër, që shtëpitë botuese duhet që të dorëzojnë në Bibliotekën Kombëtare.

“Kemi bërë disa propozime në letrën tonë, për përmirësimin e sistemit fiskal edhe në disa ligje. Të ulet tatimi në burim për krijimtarinë artistike, të ulet në nivelin e TVSH-së së librit, tek 6 përqindëshi, sepse ka qenë shumë vite më parë  5, është bërë 10 edhe në vitin 2014 është bërë 15 për qind. Kjo kategori krijuesish që preket nga ky tatim janë shtresa vunerable, që e ndjejnë shumë. Nuk besoj se ka efekt shumë të mëdha, në buxhet. Kemi propozuar edhe disa përmirësime në ligjin për të drejtën e Autorit, që kudo në botë funksionojnë si institucione të pavarura. Nga pesë kemi kërkuar që të bëhet një dorëzimi i kopjeve të librave në Bibliotekën Kombëtare etj”.

Edhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro edhe disa nga anëtarët e tjerë të komisionit të Medies, e quajtën çështjen e librit, një emergjencë kombëtare, për të cilat duhet që të ndërmerren politika favorizuese sa më shpejt.

“Shqetësimin më të madh e kam tek edukimi me leximin, si aktivitet arsimues dhe social, sidomos në zona ku ka vështirësi. Këtë se bëjnë individët, as familja edhe as mësuesit nëse, nuk e bën shteti me botuesit, që me mekanizma duhet që të çojnë aktivitetin e librit tek fëmijët. Ne kemi një defiçensë shumë të madhe. Duhet që të vendosim mekanizma financiarë nga ministritë. Këtë se bën dot vetëm një ministri, por duhet të përfshihemi të gjithë, emancipimi i shoqërisë nuk prek vetëm një parti, por të ardhmen e fëmijëve tanë”. 

Ndërsa, përfaqësuesi i Ministrisë së Financave, Nikolla Lera, u shpreh se është e vështirë që të bëhen rishikime në vendosjen e taksës mbi librin, për shkak se sipas tij, kjo gjë do të ndikonte në financat e vendit

“Kemi një TVSH 6 për qind për librin, edhe vendet e tjera të BE-së aplikojnë tarifën e reduktuar. Nuk më duket e pranueshme,që ne të shkojmë tek tarifa zero për qind, ne do dyfishojmë shitjet nëse ulim me 6 për qind çmimin e shitjes së librit? Duhet që të jenë mekanizma të tjerë ato që stimulojnë shitjen, se nëse japim stimul fiskal për librin do kërkojnë edhe sektorë të tjerë, që do ta shohin si rrugë heqjen e taksave,që kanë pasoja në financat e këtij vendi”, shprehet Nikolla Lera.

Ndërsa, përfaqësueset e Ministrisë së Kulturës teksa folën për krijimin e Qendrës Kombëtare të librit, ndalën edhe tek fakti, që kanë propozuar në projektligjin për librin, që botuesit të dorëzojnë në BK nga e kopje, ndërsa në bibliotekat publike nga dy kopje për çdo botim të ri

 “Sa i takon disa çështjeve që u prekën nga Shoqata e Botuesve, ne kemi qenë gjithmonë për të gjitha problematikat, sot në faqen e MK është botuar projektligji për librin ku janë pasqyruar disa nga kërkesat e MK-së. Sot flitet për tre kopje në BK dhe dy në bibliotekat publike. Ne kemi rënë në një dakordësi. Sa u takon çështjeve të TVSH-së kemi qenë gjithmonë të predispozuar për të dhënë kontribut në fushën e librit, por disa çështje s’prekin ministrinë tonë”, thotë Elira Dani, përfaqësuese juridike në Ministrinë e Kulturës.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri e konsideroi të papranueshëm këtë sugjerim

“Nuk do pranojmë në asnjë mënyrë që të dorëzojmë tre kopje, kjo është kategorike, nëse do të vendosni tre kopje mos të shkojmë në gjykata kushtetuese, në Strasburg, që të na paguani pesë kopjet e 30 viteve me radhë. Ky quhet shpronësim. Kjo është një pasuri private që shteti në asnjë mënyrë s’mund t’ia marrë me dhunë”.

Ministrja e Kulturës gjatë ditës së sotme ka publikuar në faqen e saj zyrtare edhe projektligjin për disa ndryshme dhe shtesa në ligjin e librit. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë