Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Alma Hicka, nuk ka marrë pjesë sot në mbledhjen e komisionit hetimor të kërkuar nga PD për zgjidhjen e marrëveshjes me CEZ.
Hicka thotë se është njoftuar me vonesë dhe për këtë arsye nuk ka mundur të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit të kësaj të hëne.
Por thirrja në seancë e kësaj dëshmitareje ka shërbyer për një debat rreth një orë në komision, ku kryetari Edmond Spaho tha se Hicka duhet t'i përgjigjet kësaj thirrje për të dëshmuar ose në të kundërt do të veprohet në përputhje me ligjet.
Në këtë pikë ka replikuar deputeti socialist, Namik Kopliku, i cili tha se nuk mund të flitet në këtë mënyrë dhe se as nuk mund të hiqen paralelizma me komisionin tjetër të CEZ ku ish kryeministri Berisha u detyrua të shkojë e të dëshmojë.
Kopliku i ka kujtuar kreut të komisionit dëshmitarin kyç të atij procesi që është Nuel Kalaj.
Mbledhja ka vijuar me debate sa i përket rendit të pyetjeve në komision si dhe me ankesat e deputetëve të maxhorancës për mënyrën se si kryetari Spaho e drejton këtë komision.
Në fund u ra dakord që avokatja e shtetit do të vijë të dëshmojë në këtë komsision për zgjidhjen e marrëveshjes me CEZ të hënën e ardhshme në orën 17.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO