Drafti për 'zgjedhoren'/ Shoqëria civile kërkon ndryshim sistemi (VIDEO)

TIRANË- Komisioni i Reformës Zgjedhore mblodhi sot në tryezë shoqërinë civile dhe disa parti të vogla për diskutimin dhe shqyrtimin e amendimeve të propozuara në draftin e përgatitur deri më tani nga ky Komision.

Disa prej përfaqësuesve dhanë rekomandimet e tyre, por jo për draftin e propozuar deri më tani që përfshin rekomandimet e OSBE ODHIR, por për ndryshimin tërësor të sistemit zgjedhor.

"Kërkohet një zgjidhje që puna e ekspertëve të të dy palëve të mund të përafrohet. Nëse do të ketë ndryshim të sistemit zgjedhor, atëherë kërkohet që amendimet aktuale që propozon komisioni duhet të rishikohen", tha Kume.

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore Rudina Hajdari paralajmëroi edhe njëherë se komisioni do shqyrtojë në mënyrë të plotë rekomandimet e OSBE-ODHIR.

"Harrojeni që ky komision të konsiderojë në mënyrë të pjesshme rekomandimet e OSBE-ODHIR. Tre janë pikat ku ne duhet të bazohemi fort. Të vendosin qytetarët, hapja e partive politike, nxitja e alternativave të reja", tha mes të tjerave Hajdari. 

Ndërkohë, bashkëkryetari Damian Gjiknuri ripërsëriti edhe njëherë ftesën për opozitën jashtë parlamentare, duke thënë se në mbledhjen e radhës që do të jetë ditën e enjte, do të shqyrtohet reformimi i administratës zgjedhore.

Kjo mbledhje u shoqërua dhe me debate të forta. Fillimisht mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe Gjiknurit, e më pas mes Myslim Murrizit dhe disa prej përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:58
Gjuzi debat me Gjiknurin, largohet nga tryeza e 'Zgjedhores': Nuk qëndroj me ty, ti vjedh votën

Deputeti Kujtim Gjuzi është larguar nga mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore më përfaqësues të shoqërisë civile. Ai kërkoi të merrte fjalën por kjo gjë është kundërshtuar nga bashkëkryetari i kësaj reforme Damian Gjiknuri. Gjuzi tha se nuk mund të qëndrojë në një tryezë me Gjiknurin.

Hajdari: Fjalën e ka Shoqëria Civile

Gjuzi: Do flas unë

Gjiknuri: Nuk mund të flasësh ti, e ka radhën Shoqëria Civile

Gjuzi: Nuk mund të kontrollosh ti, do flas se s’bën

Gjiknuri: Nuk je anëtar ti, ca procedure thua

Gjuzi: Procedura këtu do vijë se s’bën, se janë 44 parti që kanë sjellë draftin dhe e mbani dy vjet aty

Gjiknuri: Nuk mund të marrësh fjalën

Gjuzi: Unë nuk e njoh këtë komision me bashkëkryetar Damian Gjiknurin.

Gjiknuri: Ik dil jashtë. Ik je në konflikt me logjikën, të lutem tani, vazhdo tani,  hajde

Gjuzi: Më thua mua nuk je anëtar ti, ti të vjedh votën.

Ora 13:50
'Zgjedhorja'/ Rudina Hajdari: Harrojeni që ky komision të konsiderojë në mënyrë të pjesshme rekomandimet e OSBE-ODHIR

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore Rudina Hajdari ka hapur mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore të thirrur me shoqërinë civile. Ajo ytha se komisioni do shqyrtojë në mënyrë të plotë rekomandimet e OSBE-ODHIR.

"Harrojeni që ky komision të konsiderojë në mënyrë të pjesshme rekomandimet e OSBE-ODHIR. Tre janë pikat ku ne duhet të bazohemi fort. Të vendosin qytetarët, hapja e partive politike, nxitja e alternativave të reja. Ne duhet të kemi më shumë hapsirë që t'i japim shqiptarëve alternativa të reja", u shpreh Hajdari.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja