'Lufta' vazhdon/ Berisha: Do jem në garë për kryetar të PD! Alibeaj: Ia thashë në sy, asnjë 'non grata' s'na drejton dot! Nuk pranoi të largohej si Basha! Bashkim pa cenim të marrëdhënieve me SHBA

Negociatat e para për bashkim të PD të zhvilluara sot në selinë blu kanë dështuar. Sali Berisha së bashku me disa përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit u takuan sot me Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhin, ku duket se nuk ka pasur asnjë dakordësi.

Pas mbledhjes Berisha dhe Alibeaj dolën në konferenca të veçanta duke mbajtur gjithashtu qëndrime të ndryshme lidhur se nga kush do të drejtohet Partia Demokratike.  Berisha bëri të qartë se do të kandidojë për kryetar të PD, ndërsa Alibeaj theksoi se asnjë person non grata nuk mund të drejtojë partinë.Berisha kërkoi bashkimin e demokratëve, ku tha se çdo njëri prej tyre duhet të bashkëpunojë për të shëruar dhe bashkuar PD pas krizës që kaloi. Aliabeaj, nga ana tjetër, tha se bashkimi i demokratëve duhet bërë me ato demokratë që nuk cenojnë vlerat dhe marrëdhëniet me SHBA për interesat personale të një personi.

Kryetari i Komanduar i PD, Enklejd Alibeaj tha se i kërkoi Berishës të largohej njësoj si Basha dhe të lejonte bashkimin e PD, por kjo u refuzuar nga ish kryeministri. Alibeaj i kujtoi grupit të Berishës se PD lindi si parti pro-amerikane dhe anti-ruse dhe se Berisha 'non grata' nuk mund të jetë pjesë e saj.

Debate të forta ka pasur edhe për strukturat e PD ku Alibeaj këmbëngul që ato janë funksionale dhe do të vijojnë të qëndrojnë siç janë, por për Berishën PD nuk ka asnjë institucion brenda saj dhe e ka jetike krijimin e tyre sa më parë përmes zgjedhjeve, duke i garantuar demokratëve “se do të respektojë votën e lirë”.  

Ndonëse sot u bënë konkrete përpjekjet e para për bashkimin e demokratëve, PD vijon të jetë e përçarë dhe më e paqartë se kush janë hapat që do të ndiqen në vijim, ku secila palë i jep të drejtë vetes.

Edhe pse Gjykata e Tiranës regjistroi statutin e Berishës, ku tashmë është Komisioni i Rithemelimit që drejton PD, kjo nuk pranohet nga kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeajt, i cili shprehet se PD e ka çuar çështjen në Apel dhe se vendimi i gjykatës së shkallës së parë është skandaloz dhe i paligjshëm. Megjithatë, Alibeaj tha se do ta njohë vendimin përfundimtar të gjykatës, cilido qoftë ai. Për Berishën ku vendim i gjykatës vulosi në mënyrë ligjore se logo dhe strukturat e PD do të jenë ato që janë vendosur nga Komisioni i Rithemelimit.

Në fund Berisha e pati një koment edhe për Lulzim Bashën, ku duket se e ka ‘amnistuar’ dhe se nuk e cilësojë atë më si ‘Lulzim brava’ por si deputeti Basha dhe se ai është anëtar i PD dhe do të respektohet si i tillë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:13
Alibeaj: Vetëm kur të flasë Apeli pranojmë vendimi i gjykatës

Enkelejd Alibeaj ka ripërsëritur edhe një herë se vendimi i sotëm i gjykatës së Tiranës ishte skandaloz, ndërsa tha se do të pranonte vendimin kur të fliste Apeli.

“Kur gjykata flet përfundimisht të gjithë heshtin dhe zbatojmë vendimin”, tha Alibeaj

Ora 16:56
Alibeaj: PD lindi si parti pro-amerikane dhe anti-ruse, Berisha 'non grata' nuk mund të jetë pjesë

Enkelejd Alibeaj i ka bërë edhe një herë të qartë Sali Berishës se bashkimi i PD do të ndodh vetëm me ata demokratë që nuk cenojnë vlerat dhe marrëdhëniet me SHBA dhe BE. ALibeaj tha po ashtu se PD lindi si parti pro-amerikane dhe anti-ruse dhe se Berisha 'non grata' nuk mund të jetë pjesë e saj.

“Skena të tilla si ato të 8 janarit nuk duhet të përsëritën më. Mendja e njerëzve të kësaj  partie duhet të jetë e hapur dhe të jetë e hapur duhet të pranojmë realitetin dhe realiteti është bashkimi me ato vlera që nuk cënojnë marrëdhëniet me SHBA dhe BE dhe këto vlera nuk hidhen në votim”, tha Alibeaj.

Ora 16:54
Del foto nga takimi i Berishës me Alibeajn dhe Bardhin

1648223609_95099a093c84475dac629a6b0c65b3c11001.jpg

Report Tv ka siguruar foto nga brenda takimit mes Sali Berishës, Enekelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhit. Në takime u diskutua për procesin e bashkimit të PD, por Berisha tha në një konferencë për shtyp se ata ndajnë mendime të ndryshme.

Ora 16:42
Alibeaj: Asnjë non grata nuk drejton dot PD, por Berisha nuk pranoi të largohej si Basha

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj tha se asnjë person non grata nuk mund të mbrojë interesat e PD.

‘PD ka lindur si parti pro perëndimore dhe ka përqafuar vlerat dhe standardet e orientimin amerikane  europian. Kjo është një nga vlerat thelbësore të kësaj partie. Nëse e mira e demokratëve për t’i rifuqizuar duke respektuar në mënyrë strikte këto vlera, ajo se çfarë i thash Berishës ishte kjo “PD30 vite pas themelimit të saj nuk mund të mbrojë interesat e demokratëve duke pasur brenda saj individë apo aq më keq një kryetra partie e etiketuar si ‘non grata’, tha Alibeaj.

Ora 16:42
Të bërtitura dhe tensione në selinë blu gjatë konferencës së Alibeajt

 

Gruaja qe shkaktoi tension ne PD

Të bërtitura dhe tensione nga një grua janë dëgjuar gjatë kohës që Enkelejd Alibeaj po mbante konferencën.  Gruaja ka tentuar të ndërpresë konferencën e Alibeajt sapo ai deklaroi se një non grata nuk mund të drejtojë partinë. Ajo është nxjerrë jashtë nga sigurimi, por ka vazhduar të bërtasë në korridorin e PD.

Ora 16:27
Pajtim mes tyre? Berisha: Jo më Lulzim brava, por nga sot deputeti Basha, mori përgjegjësinë e humbjes

Me marrjen e drejtimit nga komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha ka zbutur tonet edhe me Lulzim Bashën, ku tha se për të nuk do të jetë më Lulzim Brava por deputeti Basha dhe se do i jap dorën sa herw ta takojë, pasi nuk refuzon asnjë demokrat.

Berisha: Zoti Basha dha dorëheqjen,  mori përsipër të gjithë pasojat e kursit që zgjodhi në fakt dorëheqja e tij nuk lidhet vetëm me 9 shtatorin por ka dhe serialin e  humbjeve të  njëpasnjëshme. Nuk kam pse i them më deputeti Brava, por deputeti Basha.

Quhet pajtim?

Berisha: Ai është deputete dhe ju thash po të ishte në zyrë do shkoja t’i jepja dorën, unë kam komunikim me çdo demokrat. Ka shumë kohë që kam komunikuar për herë të fundit.

Ora 16:27
Berisha: PD e ka jetike të krijojë strukturat e veta

Sali Berisha tha se PD e ka jetike që të krijojë strukturat e veta dhe më pas të nis betejën kundër Ramës.

“PD në këtë formë siç është sot asaj i mungon dhe ka vetëm grupin parlamentar dhe Komisionin e Rithemelimit. Por Komisioni është i përkohshëm dhe me detyra të caktuara. PD ka nevojë jetike për institucionet e saj për këshillin kombëtar, kryesinë dhe të gjithë strukturën që duhet të ketë. PD duhet të përfundojë procesin e brendshme dhe të dali në betejë kundër Ramës, duhet betejë e fuqishme”, tha Berisha.

Ora 16:19
Berisha: Do jem në garë për kreun e PD! Do jetë gara më e hapur ndonjëherë, kushdo i interesuar të përcaktojë rregullat që do

 

Sali Berisha ka konfirmuar sot se do të jetë pjesë e garës për kreun e PD. Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se ai fton cilindo të interesuar t'i bashkohet garës, duke theksuar se ajo do të jetë më e hapura ndonjëherë.

"Unë do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg deputet jo deputet që dëshiron të garojë se është i mirëpritur në një garë të hapur e të ndershme. I ftoj ata që kanë ndërmend të garojnë të krijojnë ekipin dhe të përcaktojnë çfarë rregullash duan dhe i garantoj që do jetë gara më e hapur ndonjëherë. Por të themi që nuk vendos Sali Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi, vendosën një lëvizje që filloi unike në llojin e saj ku Anëtarësi merr në dorë fatin e partisë dhe anëtarësia ka në dorë dhe fatin tim", tha ai.

Ora 16:05
Berisha: Bashën do e takoja po të ishte në zyrë pasi është anëtar i PD, ne nuk përjashtojmë asnjë

Sali Berisha ka deklaruar se edhe pse mes tij dhe Lulzim Bashës ka pasur një retorikë të ashpër, ai do e takonte atë pa problem pasi mbetet anëtar i PD dhe se çdo demokrat është i mirëpritur në PD.

“Sot është një ditë e mirë për Shqipërinë dhe demokratë dhe nuk është në ditë e mirë për Edi Ramën, Sot është një ditë e opozitës e cila është tashmë e gatshme për një betejë të suksesshme ndaj këtij regjimi që po rrënon  financat dhe reputacionin e shqiptarëve.   Vota e lirë në PD do të jetë e garantuar për këtë që do të kandidojë. Në nuk përjashtojmë asnjë njeri edhe sikur kundërshtitë e mia më të mëdha, që kanë qenë me Lulzim Bashën por në rast se do ta dija që ishte në atë zyrë, nuk do të ishte pengesë për mua për ti shkuar ti takuar. Ai është anëtar i PD, jemi të hapur ndaj çdo demokrati”, tha Berisha.

Ora 16:05
Berisha: Çdo kryetar dege mund të rikandidojë! Zgjedhjet shtyhen më 20 prill

1648220373_Screenshot6.jpg

Sali Berisha ka deklaruar se kryetarët e degëve të PD mund të rikandidojnë. Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha tha se ka marrë edhe mbështetjen e atyre që më parë e kundërshtonin, ndërsa shtoi se zgjedhjet për kryetarët e degëve janë shtyrë më 20 prill.

"Në këto takime kam gjetur angazhimin e tyre të plotë për të kontribuuar në procesin e bashkimit të PD. I kam siguruar ata nga kjo Foltore se çdo njëri prej tyre ka besimin e plotë të Komisionit ët Rithemelimit të PD për të kandiduar për çdo post që dëshiron. Statuti i 11 dhjetorit nuk ka kufizim për numrin e mandateve të anëtarëve të degëve. Disa prej tyre kanë shprehur kërkesën që zgjedhja për kryetarët e degëve të shtyhet nga data 3 më 20 prill. Unë diskutova këtë çështje dhe Komisioni ishte dakord në këtë kontekst po hartohet udhëzuesi për t'u shpërnda. Është një proces pozitiv. Është penguar në një shkallë edhe nga marrëdhënia që si drejtues kanë patur me kreun e PD, por Basha ka dhënë dorëheqjen dhe ka marrë përsipër problematikat e krijuara nga drejtimi i tij. Sot PD ka një logo zyrtare të regjistruar në gjykatë, ka një statut të një Kuvendi të pashembullt në historinë e saj", tha ai.

Ora 16:01
Berisha zbardh takimin me Alibeajn dhe Bardhin: Diskutuam për angazhimin në procesin e bashkimit të PD, por ndajmë mendime të ndryshme

1648220436_Screenshot7.jpg

Sali Berisha ka zbardhur detaje nga bisedimet që pati me Enekelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin në Selinë e PD

"Çfarë u bisedua, unë shkova takova u shtrëngova dorën dhe bisedova me kryetarin e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhin. Ishte diskutim për problemet, ku kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit ët PD, kontributin e tyre dhe të çdo demokrati. I gjeta të prekupuar për këtë proces, por diferencat në mendime presistoi. Unë gjykoj se është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktualë të dialogojnë të debatojnë në Grupin Parlamentar të PD. Komisioni i Rithemelimit ka besim të plotë te Grupi Parlamentar i kësaj partie dhe mesazhi më i mirë që mund të përcjellin deputetët e PD është normalizimi i plotë iu jetës së këtij grupi në interesin më të mirë të bashkimit të partisë dhe në interesin më të mirë të vendit", tha ai.

Sali Berisha ka thënë se çdo demokrat duhet të bashkëpunojë për të shëruar dhe bashkojë PD. 

“U bej thirrje demokratëve në vend ti shtrij dorën njeri tjetrit sot dhe të bashkohen. Këtë ditë për interesin më të madh të vendit të kombit shoqërisë shqiptare. Sot partia Demokratike është parti e të gjithë demokratëve. Prej saj nuk ka dhe nuk mund të ketë të larguar. Vendimi i gjykatës legjitimoi më në fund vendimet historike të Kuvendit të 11 dhjetorit. Vendimet të cilat sjellin  partinë demokratike si parti të votës së lirë në themel të saj parti e orientimit euroatlantik dhe interesit kombëtar nuk mohohet që partia kaloi një krizë për shërimin e të cilës është në detyrimin e çdo demokrati të kontribuojë.”, tha Berisha.

 

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 27/03/2022 00:21

    QENI ME MORRA SALI BERISHA,,,DO TE KONKUROJE PRAPE PER KRYETAR ,,,,LERENI VETEM QENIN SE DO JU NGJISE MORRAT....RRIJINI 500 M LARG KERMES...../////

    Përgjigju
  • fisheku: 26/03/2022 10:07

    Parti Sali! Parti Sali! Rrofte PD dhe udheheqesi i saj Sali Non Grata ! Aspak keqardhje per PD - istat.

    Përgjigju
  • Andi: 26/03/2022 08:17

    fugshpumat flasin te gjith ktu

    Përgjigju
  • Lui: 25/03/2022 23:50

    Na moret ne qafe ore idiote. Akoma me Berishen. U bete me keq se me Enverin.. yyt.. rrace e poshter..

    Përgjigju
  • Dhjetoristi: 25/03/2022 21:45

    Mjerë PD e shkretë Ç'të të qaj më parë Të gjith turra vrap Janë futur në garë Kush të marrë karriken Kush të jetë i parë Thërret bac Saliu Një është i parë Burr nga Viçidoli Me tapi në ballë PD pronë e tija Kot hyni në garë Në doni të rroni Dhe të jeni gjallë Dhëndrri i Sërbisë Për me mbajt pd-në Vret edhe babanë Siç zhduku Olldashin Dhe të tjerë me radhë.

    Përgjigju
  • vjeshta: 25/03/2022 21:44

    Ky idioti e ka bërë cirk kafshësh PD_në!

    Përgjigju
  • Salehu: 25/03/2022 19:06

    Tragji-komedi shqiptare!

    Përgjigju
  • katunari: 25/03/2022 18:32

    foli alibeaj dhe keni ca te hani pak m..t dhe ta shkruani. Me vendim gjykate me nje kerkese te gjithe te shkarkuarit mund te nxirren jasht. Tymyset dhe gazin lotsjelles e edi rames dhe te lulit futeni ne b…h

    Përgjigju
  • Shoku: 25/03/2022 17:30

    Po a ishte Alibej viktime rradhes per tu hequr qe e denoncoi baba Taku me canten e tij te zeze????

    Përgjigju
  • adi: 25/03/2022 16:49

    ca gare vazhdon. a e keni iden cfare shkruani. pd eshte e berishes. gjithmone ka qene e berishes

    Përgjigju
    • F-22 raptor: 26/03/2022 09:27

      Po adi, pa asnje dyshim eshte sic thua me te drejte ti.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja