Komisioni i Shëndetësisë,Rakacolli:
Janë marrë masa për fruthin
Zv Ministrja Mira Rakacolli ka dhënë informacione në raport me situatën në fjalë. Ajo ka shprehur ne aktualisht ka 123 të prekur nga gripi dhe fruthi. Rakacolli informon se ka dyndje pacientësh në urgjencën e QSUT dhe kjo ka shkaktuar fluks, duke sjellë problematika.
Sot, në Komisionin për punën, shëndetësinë dhe çështjet sociale, është diskutuar mbi situatën e shpërthimit të epidemisë së fruthit në Shqipëri. Çështjet kryesore që u shtruan për diskutim janë: Marrja e masave për identifikimin dhe vaksinimin e pacientëve dhe dyndja e pacientëve në Tiranë e në rrethe.
Zv Ministrja Mira Rakacolli ka dhënë informacione në raport me situatën në fjalë. Ajo ka shprehur ne aktualisht ka 123 të prekur nga gripi dhe fruthi, 75% e të cilëve janë fëmijë. Rakacolli informon se ka dyndje pacientësh në urgjencën e QSUT dhe kjo ka shkaktuar fluks, duke sjellë problematika. Ajo shprehet se janë hapur 4 pika në Tiranë të cilat janë 24 orë në shërbim dhe mirëpresin pacientë, por njerëzit nga forca e zakonit, apo pasi besojnë tek QSUT, siç u theksoi Rakacolli, vazhdojnë drejtohen në urgjencën e QSUT. Rakacolli deklaroi se pika të tilla do të hapen në Durrës dhe në qytete të tjera të jugut të vendit, pasi në komision u tha se në rrethe ka mungesë personeli shëndetësor.
"Duhet t’ua shpjegojmë mirë situatën qytetarëve", thotë Rakacolli .
Zv. Ministrja shton se Instituti i Shërbimit Publik bën më të mirën që të mos ndodhin pandemi dhe epidemi. Sa i përket fruthit dhe gripit, ajo deklaron se masat janë marrë, se spitalet kanë kapacitet të plotë dhe se përveç fluksit të vizitave në QSUT, nuk ka probleme të papërballueshme.
d.gj/ Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3115
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
ISHP: 34 raste me fruth në Tiranë dhe Durrës, shumica prej tyre fëmijë të grupmoshës 5-9 vjeç
12 Mars, 16:00
-
Shokon OBSH: Më shumë se gjysma e botës do të preket nga sëmundja e fruthit
26 Shkurt, 14:54
-
Berat/ Mjekja thirrje të vaksinohen fëmijët nga fruthi! Prindërit mbeten skeptikë, frikë nga autizmi
9 Shkurt, 15:57
-
Shkodër, shfaqet rasti i parë me sëmundjen e fruthit: Një fëmijë 4 vjeç ishte vaksinuar me një dozë
8 Shkurt, 19:12
-
Fruthi, burime nga ISHP: 13 mijë fëmijë deri në moshën 5 vjeç të pavaksinuar në Tiranë
7 Shkurt, 11:19
-
Frika nga fruthi, prindërit ‘skeptikë’ vaksinojnë fëmijët! Mjekja në Kukës: Këtë javë u rrit interesi për vaksinën
2 Shkurt, 13:00
-
Frikë nga fruthi, prindërit po nxitojnë të vaksinojnë fëmijët! Shifrat u rriten me 50%
31 Janar, 17:30
-
Vaksina e fruthit shkakton autizëm? Mjeku Alimehmeti del garant: Shkenca e rrëzoi si tezë! Është virusi më ngjitës që njohim, të lodh më tepër se gripi
30 Janar, 19:02
-
Fruthi, 17 raste në vend! ISHP: Në rast nevoje, vaksinim edhe për fëmijët nën 1 vjeç
29 Janar, 15:22
-
Durrës/ 6 fëmijë të një shkolle preken nga fruthi! Burime nga ISHP: Nuk janë të vaksinuar
26 Janar, 12:59
-
Rriten rastet me fruth në Shqipëri, ISHP konfirmon 17 të infektuar
25 Janar, 16:33
-
Fruthi, Brataj: E nevojshme vaksina, përhapet shumë shpejt! Virozat dhe gripi? Drejtohuni te mjeku i familjes
25 Janar, 14:05