Komisioni i Shëndetësisë kaloi pa votat e opozitës dhe vetëm me ato të deputetëve socialistë, projektligjin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore e industriale, që pritet të votohet në seancën e së enjtes (20 korrik) në parlament.
Në seancën plenare, projektligji do të shkojë me disa ndryshime, të propozuara nga deputeti socialist Ilir Metaj, mes të cilave vendosjen e tarifës së pakthyeshme 100 mijë lekë për çdo subjekt që do të kërkojë të licensohet për të kultivuar kanabisin, si dhe kalimin në filter të personave që do të punësohen për këtë qëllim.
"Kërkuesi për tu pajisur me licencë paguan në momentin e paraqitjes së kërkesës në vlerën 100 mijë lekë që është e pakthyeshe” lexoi propozimin kryetarja e Komisionit Zheni Gjergji i cili më pas kaloi me votim.
Por, me votat e socialistëve u rrëzua propozimin e Erion Braçes që në Komisionin e Ekonomisë kërkoi të përcaktohet në ligj territori ku do të kultivohet kanabisi për qëllime industriale, sikurse është përcaktuar për kanabisin mjekësor.
Argument për këtë, socialistët patën shpjegimin e përfaqësuesit të ministrisë së Bujqësisë që tha se është kompetencë e Këshillit të Ministrave të përcaktojë zonën kadestrale ku do të kultivohet kanabisi industrial.
Opozita akuzon se ky projekt-ligj, i cili sipas saj po kalon me shpejtësi, është shpërblim që qeveria po i bën grupeve kriminale.
"Do ti hapni rrugë krimit në Shqipëri, pastrimit të parave që vjen nga ky aktivitet dhe korrupsionit' tha deputetja Zheni Gjergji
Këshilli i Ministrave miratoi në qershor 2023 projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2091
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Arrestohet 34 vjeçari akuzohet se është kultivuesi i 4 miniparcelave me kanabis
26 Janar, 10:33
-
Mirditë/ Iu gjetën rreth 25 kg kanabis, kallashnikov dhe 2 radio policie gjatë kontrolleve në banesë e magazinë, arrestohen 2 vëllezërit
25 Janar, 14:03
-
Tiranë/ Shisnin kanabis dhe kokainë, arrestohen dy të rinjtë! Policia sekuestron edhe 10 mijë euro (EMRAT)
24 Janar, 14:53
-
Gjirokastër/ Goditën me sende të forta një person, arrestohet 31 vjeçari, në kërkim i vëllai
24 Janar, 13:21
-
VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekësor
22 Janar, 18:41
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Tiranë/ Përshtatën banesën për shitjen e kanabisit, arrestohen 23-vjeçari shqiptar dhe një shtetas turk! Në kërkim një tjetër, sekuestrohen 5 kg lëndë narkotike
21 Janar, 11:07
-
Tiranë/ Shpërndante kanabis, arrestohet 21- vjeçari! Lëvizte me taksi për shmangien e kontrolleve të Policisë
16 Janar, 10:33
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Kamëz/ Lëviznin me kanabis në makinë, arrestohen 3 të rinj
14 Janar, 13:40
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
12 Janar, 09:24
-
Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar
11 Janar, 10:59