‘Ekonomia’ kalon legalizimin e kanabisit mjekësor! Braçe: Limit sipërfaqes së tokës edhe për kanabisin industrial! Leskaj: Turp që po e kalojmë ligjin, duhet ta refuzojmë

Ligji për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale ka kaluar në mbledhjen e kësaj të hënë të Komisionit të Ekonomisë, me një ndryshim të propozuar nga deputeti Braçe. Ndryshe nga çfarë ishte parashikuar në draftin fillestar tashmë në ligj pritet të ketë edhe kufizim në sipërfaqe edhe për kultivimin e kërpit industrial.

“Unë jam kategorikisht kundër që të mos ketë kufizim për sipërfaqen për kultivimin e kanabisit për qëllime industriale. Ta lësh të lirë në ligj do të thotë ta lësh të lirë edhe në qeveri. Në kushtet kur ky vend ka kaluar situata të tilla.  Në kapitullin që flet për kanabisin për qëllime industriale të vendoset edhe kufizimi në sipërfaqe siç është vendosur në parcela. Unë propozoj që nënin...të vendoset kufizimi prej 200 hektarësh, siç është edhe për kanabisin për qëllime mjekësore”,- tha Braçe.

Opozita nga ana e saj u shpreh u shpreh totalisht kundër për ligjin.

“Do të nja vijë turp nga vetja për një veprim që kemi bërë. Që kemi ngritur dorën që ke votuar një ligj të tillë”- tha Leskaj.

Në Komisionin e Ekonomisë kaloi këtë të hënë edhe Aktin Normativ që i shtyn detyrimet e tatim fitimit për eksportuesit. E pranishme për ta mbrojtur Aktin Normativ ishte Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero. Vjero tha se qeveria përmes këtij akti normativ lehtëson bizneset eksportuese, sidomos ato të biznesit fason, duke ju dhënë atyre mundësinë e shtyrjes së pagesës së kësteve të tatimfitimit në vitin 2024,

“Ky akt normativ do t’u vijë në ndihmë rreth 387 subjekteve eksportuese, ku volumi i shitjeve është mbi 70 %, që shkon i gjithi për eksport. Behet fjalë për një shumë të munguar, pra që nuk do të paguhet gjatë këtij viti në masën 617 milionë lekë të ardhura nga këstet e tatimfitimit që do të transferohen vitin e ardhshëm”- tha zv.ministrja e Financave.

Në këtë vendim Qeveria ka ardhur për shkak të rënies drastike të euros dhe ka një fazë të vështirë të industritë që punojnë për eksport. Zv. Ministrja Vjero u kujdes të nënvizonte se nuk bëhet fjalë për një falje por për shtyrje.

Deputeti socialist Erion Braçe bëri thirrje për luftë kundër informalitetit në këtë sektor.

“Ky është një sektor në të cilin gëlon informaliteti. Gëlon informaliteti në numrin e punëtorëve edhe në pagat që japin. Ka sipërmarrës të suksesshëm në këtë sektor që nuk kanë pagë minimale fare. Dhe kjo është një padrejtësi edhe më e madhe”- u shpreh Braçe.

Për deputetin e opozitës, Edmond Spaho si pasojë e rënies së euros do të ketë probleme jo vetëm sektori i eksportuesve por edhe turizmi.

“Do të prekë edhe turizmin. Pjesa dërrmuese e turistëve që vijnë në Shqipëri janë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që e ndjejnë shumë mungesën e stabilitetit të euros. Do t’u rriten kostot e pushimeve në Shqipëri dhe do të shikojnë alternativa të tjera”- tha Spaho.

Deputetët e të dyja palëve politike mbështetën Aktin Normativ dhe bënë thirrje për reagim edhe më të thellë të Qeverisë.  Në fund iniciativa ligjore u miratua.

Komisioni i Ekonomisë miratoi gjithashtu ndryshimet ligjore për shndërrimin e Drejtorisë Kundër të Pastrimit të Parave, nën varësinë e Ministrisë së Financave, në Agjencinë e Inteligjencës Financiare. Deputetja Anila Denaj se synohet janë dalja nga lista gri e Moneyval.

“Të ketë sisteme profesionale. Kur të shkojnë dosjet në prokurori procesi të jetë final. Dhe të kemi rezultate për çdo indikacion. Kjo drejtori dhe agjencia më pas. Jam për daljen nga statusi i nëpunësit civil dhe për rritjen e pagave. Do të doja ta kisha në një varësi të kryeministrit. Të realizojë efektivitet dhe të dalim nga lista gri. ‘- tha Denaj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë