Komisioni i Shëndetësisë ul me 5 vite
moshën e pensionit për minatorët

Komisioni i Shëndetësisë ul me 5 vite<br />moshën e pensionit për minatorët
TIRANE- Duke filluar nga viti i ardhshëm, minatorët do të dalin në pension 5 vjet më herët sesa kanë dalë deri më tani. Kjo do të ndodhë nëse projektligji i cili u miratua sot në parim në Komisionin e Shëndetësisë, do të votohet edhe në parlament. Sipas projektligjit, punonjësit e nëntokës dalin në pension nëse kanë mbushur vjetërsinë 30-vjeçare të punës, nga të cilat 12.6 vjet nëntokë.

Por ulja e moshës do të shoqërohet me rritje të pagesës së kontributeve nga minatorët, në masën 5% ku 2% do t’i paguaj minatori dhe 3% punëdhënësi i tij. Deputetet ngritën edhe problemin e informalitetit që në disa raste shkon nga 3% deri në 10% të të punësuarve.
 
Problemi më i madh i 3840 personave që punojnë në minierë, janë kushtet e këqija të punës dhe sëmundjet e rënda që marrin nga profesioni.
 
Duke nisur nga 1 janari i vitit tjetër, minatorët do të dalin 60 vjeç në pension, ndërsa gratë minatore 55 vjeç.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj

Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj