TIRANË - Komisioni i Sigurisë ka thirrur në një seancë dëgjimore, përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë dhe OJQ-ve për të dhënë vërejtjet e tyre përsa i takon projektligjit për mbikqyrjen parlamentare. Përfaqësuesit e OJQ-ve janë shprehur kundër hetimit të buxhetit të agjensive të inteligjencës nga Kuvendi, kërkesë kjo edhe e ministrisë së Brendshme.

Në sinkron me njeri-tjetrin, kryetari Leonard Demi dhe nënkryetari Ilir Gjoni, u shprehën kundër këtij gjykimi, pasi, sipas tyre, është legjitime që Kuvendi të kërkojë llogari për mënyrën si shpenzohen paratë e këtyre institucioneve të inteligjencës.

Redaksia online
(j.k/ar.sh/shqiptarja.com)