Qëndrimi i Presidentit për buxhetin e mbrojtjes, është diskutuar gjatë në komisionin e sigurisë.
Letra e dërguar deputetëve ku ankohet se nuk është konsultuar nga ministria për paratë e forcave të armatosura gjatë 2017-s, sipas Spartak Brahos, nuk është qëndrimi i duhur institucional.
Në letër Presidenti ankohet gjithashtu se fondi për mbrojtjen është fare minimal. Për maxhorancën Nishani po sillet si PD, ndërsa për këtë të fundit, është qeveria që i mbylli të gjitha portat.
Ndërkaq komisioni dha 'ok' dhe për shërbimin informativ shtetëror për të blerë një pajisje që të përgjojë dhe aplikacionet e jo vetëm telefonatat që kushton 2.6 milion dollarë.
Por do të jetë komisioni i ekonomisë dhe ministria e Financave ajo që do të vendosë për këtë shtesë fondesh.
Megjithatë prania e zv/drejtorit të SHISH-it, Helidon Bendo në komision i dha mundësi palëve të vendosin dhe nota për punën e shërbimit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO