Komisioni i Sigurisë "bujar" me
SHISH e Gardën, i jep më shumë para
Në mbledhjen me dyer të mbyllura deputetët në Komisionin e Sigurisë vendosën të miratojnë shtesën e parave që SHISH kishte kërkuar për vitin e ardhshëm. Bëhet fjalë për 9 milionë lekë të cilat e çojnë në 1 milion e 455 mijë buxhetin e shërbimit inteligjent për 2016-ën. Edhe me Gardën, deputetët janë treguar bujar duke i miratuar rritje prej 100 milionë lekësh për pagat e punonjësve.
Pas më shumë se dy vitesh me një pagë të palëvizur, punonjësit e Gardës së Republikës do të kenë vitin e ardhshëm një rritje të të ardhurave të tyre mujore. Komisioni i Sigurisë Kombëtare i kërkoi Ministrisë së Brendshme rritjen e pagave për këta kategori, dhe kjo ministri në bashkëpunim dhe me atë të Financave, përllogaritën kostot e këtij procesi. Sipas llogarive, duhen plot 143 milionë lekë në mënyrë që gardistët të marrin rritje page. Zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Mustafaraj kërkoi që kjo shtesë të kryej në buxhetin e vitit 2016.
"Lidhur me buxhetin konkretisht për pjesën e pagave të punonjësve të Gardës së Republikës për të cilët ishte parashikuar trajtimi financiar sipas buxhetit të 2 viteve më parë, sugjerohet që pagat e këtyre punonjësve të shkojnë në nivelin e punonjësve të policisë të ndara sipas pozicioneve dhe e njësive analoge të mbrojtjes dhe kjo kërkon një shtesë page në total prej 143 milionë lekë. Kemi edhe një çështje rialokimi brenda buxhetit të MPB nga zëri i investimeve të kalojë në zërin e shpenzimeve operative një fond prej 200 milionë lekë për Gjendjen Civile për shkak të problematikave që lindin me regjistrin e adresave, është një detyrë që do të zgjidhet gjatë viteve 2016, 2017”, -tha Mustafaraj.
Por opozita, dhe pse mbështeti rritjen e pagave për gardistët, nuk ra dakord me shtimin e fondit të shpenzimeve, në krahasim me atë të investimeve.
“Siç jeni në dijeni ne si opozitë kemi rezerva ndaj këtij buxheti se buxheti i MB pasqyron tendencën dhe dëshirën për babazi dhe makutëri, për të bërë investime për luks dhe vetura. Aq më keq me gjithë debatin që kemi bërë seancën e kaluar në komision na vjen prapë një rialokim që është i frikshme se hiqen investimet dhe rriten shpenzimet. Në vend që konsiderohej edhe rritja e pagave për gardën tani na vijnë vetëm shpenzime. Ky nuk është buxhet që kontribuon në sigurinë e qytetarëve por është për babëzinë e qeveritarëve”-tha Flamur Noka.
Socialisti Arben Çuko propozoi që ndryshimet që kërkuan ministritë t’i përcillen komisionit të ekonomisë. Zëvendësministri Mustafaraj tha se nuk ka shpenzime. “
Dakord me sugjerimin tuaj që garda paguhet njëlloj si Policia e Shtetit. Sa i përket rialokimit, është i njëjti projekt, nuk bëhet fjalë as për makina as për shpenzime të tjera”-u shpreh Mustafaraj.
Siguria i jep 9 mln lekë shtesë SHISHDeputetët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare të cilët bien rrallë herë dakord me njëri-tjetrin as për marrëveshje të zakonshme, dhe jo më për fonde, dje kanë dëshmuar unitet sa u takon fondeve shtesë të kërkuara nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Ky institucion ka kërkuar fonde për investime, në blerje pajisjesh përgjuese, si dhe në shtimin e numrit të punonjësve. Me unanimitet vendimmarrjeje, Komisioni kuvendor i Sigurisë Kombëtare i jep më shumë para Shërbimit Informativ Shtetëror.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura deputetët vendosën të miratojnë shtesën e parave që SHISH kishte kërkuar për vitin e ardhshëm. Bëhet fjalë për 9 milionë lekë të cilat e çojnë në 1 milion e 455 mijë buxhetin e shërbimit inteligjent për 2016-ën. Edhe me Gardën e Republikës, deputetët janë treguar bujar duke i miratuar rritje prej 100 milionë lekësh për pagat e punonjësve. Megjithatë këto rritje do të kalojnë në sitën e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, i cili mund të tregohet më dorështrënguar.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47