Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin
e Nishanit për kthimin e ligjit mbi FA

Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin<br />e Nishanit për kthimin e ligjit mbi FA
TIRANE- Mazhoranca rrëzon sërish dekretin e presidentit Bujar Nishani. Komisioni i Sigurisë rrëzoi dje me votat e mazhorancës dekretin e Nishanit për kthimin në Kuvend të ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Deputetët e mazhorancës i kanë konsideruar si të pabazuara në ligj, argumentet e Presidentit për kthimin e ligjit. Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, e vlerësoi sjelljen e Presidentit si anti-ligjore.

“Nuk sjell asnjë risi. Madje, vazhdon të jetë në vazhdën e dekreteve që nuk vijnë as formalisht era ligj dhe argument. Janë dekrete të arsyetuara thjesht në një qëllim që i ka vënë vetes”, deklaroi Braho. Pretendimeve të Nishanit se ligji cenon kompetencat e kryetarit të shtetit kanë gjetur kundërshtinë edhe të deputetit të PS-së, Pirro Lutaj. Sipas tij, argumentet e dhëna nga Presidenti nuk kanë qenë aspak bindëse dhe aspak në frymë kushtetuese.

“Në ligj nuk është cenuar asnjë kompetencë e Presidentit e garantuar në Kushtetutë dhe se dekreti i presidentit nuk është bindës dhe i mbështetur në Kushtetutë për të kthyer ligjin për Forcat e Armatosura”, u shpreh Lutaj. Presidenti Bujar Nishani u shpreh se ligji i propozuar nga maxhoranca, parashikonte kalimin e kompetencave për miratimin e strukturës organizative dhe planit të përhapjes dhe vendosjes të Forcave të Armatosura nga Presidenti te Kryeministri. Nishani thekson se kufizimi i kompetencave të Presidentit të Republikës lidhur me emërimet, lirimet e ushtarakëve me grada madhore nuk është i justifikuar.

Konflikti 
Vetëm në 6 muaj Presidenti Bujar Nishani ka rrëzuar 3 ligje dhe ka heshtur për 5 ligje të propozuara nga qeveria. Gjatë muajve të parë të qeverisjes nga të majtët janë regjistruar disa përplasje të forta me institucionin e Presidencës. Përfaqësues të mazhorancës i konsideruan rrëzimet e ligjeve nga Nishani si të qëllimta dhe të urdhëruara, politikisht, nga partia që e zgjodhi në atë post. Por veç ligjeve që nuk janë dekretuar nga Presidenti, edhe ambasadorët Ardian Ndreca, propozuar për në Vatikan dhe Ermir Gjinishit për në Arabinë Saudite, janë refuzuar nga Nishani. Por veç kthimit të ligjeve, Presidenti Nishani është shprehur edhe kundër veprimeve të kryeministrit Rama duke e akuzuar se kërkon të rrëmbejë institucionet e pavarura.

“8 ligjet që i ka rrëzuar qeverisë”

Ndërkohë që qeveria vazhdon me përgatitjen e ligjeve, Presidenti vijon me rrëzimin e tyre. Nishani i ka rrëzuar qeverisë ligjin për ILDKPKI dhe dy ligje për ushtrinë. Ndërsa 5 ligje të tjera presidenti i ka kaluar në heshtje. Ligji për “Për buxhetin e vitit 2013, të ndryshuar”, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, “Për autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, “Për pagesat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura me ligj”.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore