Komisioni i Venecias apel për
dekriminalizimin dhe drejtësinë 

Komisioni i Venecias apel për<br />dekriminalizimin dhe drejtësinë 
TIRANE -  Komisioni i Venecias i ka bërë apel klasës politike të realizojnë dy çështje të rëndësishme, dekriminalizimin dhe Reformën në Drejtësi. Presidenti i këtij komisioni Gianni Buquicchio në konferencën më temë Komisioni i Venecias dhe Shqipëria ka theksuar se është i domosdoshëm dekriminalizimi i Parlamentit, teksa ka kërkuar nga mazhoranca që të respektojë opozitën, ndërsa kësaj të fundit i ka bërë apel të respektojë ligjet aktuale.

Në fjalën e tij Presidenti i Komisionit të Venecias, kërkoi nga të gjitha palët poltike konsensus lidhur me reformat në vend, ndërsa i bëri thirrje mazhorancës që të mos shfrytëzojë shumicën parlamentare që ka, por t’i japë hapësira edhe pakicës, për të ekuilibruar të drejtat e shumicës dhe pakicës.

Buquicchio nënvizoi që të rritet kultura kombëtare si një kontribut i rëndësishëm në procesin demokratik të vendit. Dhe kjo pasi siç u shpreh ai një Parlament i ndarë ngadalëson reformat, ndërsa shtoi se i rëndësishëm është edhe dekriminalizimi i parlamentit.

“Funksionimi demokratik është penguar nga konfilkt politik. Mbajtësit e funksioneve publike duhet t’i shërbejnë interesit të vendit, shumica sundon vendin gjatë një ligjislature por s’duhet të nënshtroje pakicën. Ajo duhet të tregojë vetëpërmbajtje dhe të respektojë pakicën. Shumica s’duhet të përfitojë nga ajo çfarë ka. Duhet arritur kultura kombëtare që synon të kontribojë në procesin demokratik. Parlamenti i ndarë, ngadalëson reformat.” theksoi Buquicchio.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak