Komisioni i Venecias:
Nisni reformën zgjedhore

Komisioni i Venecias:<br />Nisni reformën zgjedhore
TIRANE- “Komisionin parlamentar i reformës zgjedhore nuk ka pse të presë opinionin e Komisionit të Venecias dhe ODIHR. Puna mund të nisë menjëherë.” Ky është mesazhi që Sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Marker, në emër të delegacit të ekspertëve të Komisionit të Venecias dhe OSBE/ ODIHR i përcjell publikisht politikës shqiptare, pak para delegacioni të largohen sot nga Tirana.

Një grup ekspertësh të Komisionit të Venecias dhe të Osbe/Odihr-it, ndodhet prej dy ditësh në Tiranë, me mandat të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës. Qëllimi i vizitës është dhënia e kontributit për reformën e sistemit zgjedhor në Shqipëri, dhe për të rekomanduar forcat politike për rindërtimin e legjislacionit të ri zgjedhor.

Ekspertët ndërkombëtar nënvizojnë se komisioni duhet të mbështesë punën e tij në 53 rekomandimet e OSBE ODIHR, që përmbajnë të gjitha çështje që duhen të rregullohen. 

EKSPERTET E VENECIAS: PUNONI SHPEJT
“ Detyra jonë nuk është të shohim nga e kaluara, por për të parë drejt së ardhmes, dhe se çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar situatën. Gjetjet tona kryesore do të përfshihen në opininion që do të miratohen nga Komisioni i Venecias dhe OSBE ODIHR më 16 dhjetor të këtij viti. Disa prej përfundimeve janë mjaft të qartë në këtë vizitë. Përfundimi i parë është se është e rëndësishme të punohet shpejt për të ngritur një komision parlamentar që të merret me reformën zgjedhore. Ne jemi të inkurajuar nga kjo vizitë pasi mendojmë se mund të jeë e mundur. Janë disa çështje që duhen zgjidhur por jemi të bindur se një komision i tillë parlamentar mund të nisë punën shumë shpejt dhe duhet të nënvizoj se ky komision nuk ka pse presë opinionin e Komisionit të Venecias dhe ODIHR. Puna mund të nisë menjëherë.” deklaroi Sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Marker sot paradite në një konferencë për median.

IMPLEMENTONI REKOMANDIMET E OSBE ODHIR
Delegacioni nënvizon se puna e komisionit parlamentar të reformës zgjedhore do të ishte e suksesshme nëse i japin zgjidhje 53 rekomandimeve të OSBE ODHIR. “53 rekomandimet e OSBE ODIHR përmbajnë të gjitha cështje që duhen të rregullohen. Nëse i zgjidhni do të thotë se keni bërë shumë progres. Për momentin duhet të gjenden mënyrat më të mira për ti implementuar ato.”

OPINIONI GATI PER 16 DHJETOR
Gjatë vizitës dy ditore ekspertët kanë zhvilluar takime të nivelit të lartë, si kryeministrin Sali Berisha, kreun e PS-së Edi Rama, kryeparlamentaren Jozefina Topalli, dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto. Ata shkëmbyen pikëpamjet lidhur me reformën zgjedhore si dhe kanë mbledhur fakte. Ekspertët do të përgatisin një vlerësim me ndërhyrjet e nevojshme në legjislacionin dhe praktikat zgjedhore në Shqipëri i cili do t’u ofrohet më pas palëve. Opinioni i përgatitur prej tyre është parashikuar të miratohet në seancën e 16-17 dhjetorit në Komisionin e Venecias, ku pritet të ftohen edhe përfaqësuesit e Shqipërisë

REFORMA ZGJEDHORE
Realizimi i reformës zgjedhore është një nga kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian, i cili e sheh këtë dhe si një mundësi për t’i hapur rrugë bashkëpunimit mes palëve dhe kapërcimit të ngërcit dhe mosbesimit të thellë politik. Maxhoranca e opozita deklarohen të gatshme por vazhdojnë të mos bien dakort për bazën mbi të cilën do të duhet të nisin bisedimet për reformën.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion