TIRANE- Komisioni i Venecias propozoi dje që Presidenti i Republikës të mos jetë më Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në tryezën e organizuar për reformimin e sistemit të drejtësisë, përfaqësuesi i Komisionit të Venecias, James Hamilton paraqiti pesë propozimet e ardhura në këtë institucion për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri të cilat kërkonin edhe ndryshimet në Kushtetutë. Në fjalën e tij, Hamilton theksoi se sistemi i drejtësisë në vend ka nevojë për ndryshime të cilat duhet të shtrihen deri në ndryshime në Kushtetutë në mënyrë që ajo të jetë afatgjatë dhe e suksesshme.
/Shqiptarja.com
VIDEO











