TIRANE- Komisioni i Venecias jep aprovimin për reformën në drejtësi. Përgjigja e dhënë nga ekspertët evropian, mbi reformën që ka nisur Ministria e Drejtësisë në gjyqësore, është përshëndetur nga komisioni duke shprehur vlerësimin e tyre çka do të thotë se shumë shpejt kjo paketë reforme do të paraqitet në qeveri dhe më pas në parlament.

Sipas shkresës së Komisionit të Venecias që i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë, thuhet se ndryshimet që janë parashikuar për të ulur numrin e gjykimeve në Gjykatën e Lartë dhe ndëshkimin e avokatëve që bllokojnë procedurat gjyqësore duke mos u paraqitur në seanca janë nisma të sakta për të parandaluar bllokimin e gjyqësorit.