/ATSH-AFP/ - Një komision hetimor parlamentar në Irak e ka fajësuar ish-kryeministrin Nouri al-Maliki dhe 35 persona të tjerë si përgjegjës për rënien e Mosulit, qyteti i dytë i vendit i rënë në duart e xhihadistëve në qershor të vitit 2014, bëhet sot e ditur nga deputetët.
Raporti që detajonte rezultatet e hetimit iu paraqit kryetarit të Parlamentit, Salim al-Joubouri i cili do ia kalojë Prokurorisë për ndjekje penale./