TIRANE - Pavarësisht rikthimit në Kuvend pas një bojkoti mbi 5 mujor, këtë të premte opozita nuk është bërë pjesë e Komisionit Parlamentar të ngritur për reformën në drejtësi.
Në mbledhjen e dytë të komisionit të posaçëm ministri i Drejtësisë Nasip Naço i bëri ftesë opozitës të jetë pjesë e këtij procesi të rendesishem per reformimin e drejtesise.
“Ftoj opozitën të vijnë në këtë komision të posaçëm, pasi jemi dakord të gjithë që drejtësia nuk funksionon”, tha Naço.
Në të njëjtën linjë edhe kryetari Fatmir Xhafaj.
“Në mbledhjet e tjera presim edhe ardhjen e opozitës dhe do të diskutojmë çështje më në detaje”, tha Xhafaj.
Në mbledhjen e parë të komisionit për reformën në drejtësi, e cila u mbajt gjatë muajit dhjetor, opozita nuk ishte e pranishme për shkak të vendimit politik për të bojkotuar çdo veprimtari parlamentare, marrë shkas nga sherri mes deputetëve Strazimiri-Ndreu dhe Ndoka, por që më tej kërkesë kryesore e tyre u bë dekriminalizimi i Kuvendit.
Në këtë seancë u pranuan emrat e ekspertëve të institucioneve të tjera që do asistojnë në këtë reforme.
“Gjykata e Lartë ka sjellë specialistët. Gjithashtu i kanë sjellë Prokuroria e Përgjithshme. KLD etj. Kemi përgatitur një dokument analitik që do ja u bëjmë publik javës tjetër. Aty janë të gjitha tezat që kanë dalë nga takimet e nivelit të lartë. Ne po punojmë sëbashku me Euralius, që do të kemi mënyrën si do vlerësojnë gjyqtarët. Strategjia e Ministrisë së Drejtësisë për drejtësinë shumë shpejt gati”, theksoi ministri Naço.
Ndërkohë, të martën në Tiranë do të vijë Presidenti i Komisionit të Venecias ku do të ketë takime të nivelit të lartë. “Do të flitet për reformën në drejtësi dhe atashimin e Komisionit të Venecias për këtë reformë”, tha ministri Naço.
Komisioni i posaçëm parlamentar i ngritur nga Kuvendit për reformën në drejtësi do të punojë deri në muajin qershor.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO