/ATSH/-Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, që gjatë këtyre ditëve po qëndron në Gjenevë, në kuadër të aktiviteteve dhe takimeve zyrtare, sot ka mbajtur edhe një konferencë për mediat zvicerane dhe ndërkombëtare, me temën: `Personat e Zhdukur në Kosovë: Zhvillimet e fundit'
Gjatë fjalës së tij, kryetari Gjetaj, prezantojë punën dhe angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, në kuadër të procesit të ndriçimit të fatit të të gjithë personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Po ashtu, gjatë prezantimit të tij, Gjetaj, falënderojë edhe institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, për kontributin e dhënë në kuadër të këtij procesi, duke vlerësuar lartë mbështetjen dhe angazhimin e tyre.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, në fjalën e tij, ritheksojë edhe njëherë rëndësinë dhe kërkesën që bashkësia ndërkombëtare dhe më tutje të shtojë presionin ndaj institucioneve të Serbisë, që të jenë më bashkëpunuese në hapjen e dosjeve dhe ofrimin e informacionit për vendndodhjen e varrezave masive. `Kemi dyshime dhe informata që Serbia vazhdon të fsheh edhe varreza tjera masive, me mbetjet mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Dhe me këtë rast, për informimin tuaj, më lejoni të paraqes disa nga rastet e varrezave masive në territorin e Serbisë, si Batajnica, një zonë ushtarake dhe me siguri të lartë që pamundëson qasjen përveç strukturave të caktuara ushtarake dhe policore. Rasti i Rashkës, ku gjatë vitit të kaluar janë zhvarrosur mbetjet mortore të 53 viktimave, të identifikuar deri më tani, nga lokacioni 'Gurorja në Rudnicë`, nga këneta e mbuluar me dhe e beton, mbi të cilën ishte ndërtuar një objekt i një kompanie publike, me të vetmin qëllim për të fsheh gjurmët e krimit' ka thënë kryetari Gjetaj.
Gjatë kësaj konference, u theksua edhe reagimi i Komisionit Qeveritar të Republikës së Kosovës, drejtuar anëtarëve të Komitetit të Kombeve të Bashkuar mbi Zhdukjet e Dhunshme, rreth Raportit të Serbisë, të prezantuar gjatë sesionit të 8'të të këtij Komitetit, që gjatë këtyre ditëve po mbahet në Gjenevë.
Sipas kryetarit Gjetaj, raporti i Serbisë mbi zbatimin e Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të gjithë Personave nga Zhdukjet me Forcë, është diskriminues dhe i paqëndrueshëm me të dhënat e prezantuara që bien ndesh me realitetin e krijuar. Si i tillë është i papranueshëm për institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti aneksi 2 dhe paragrafët e këtij raporti, përmes të cilëve Serbia edhe njëherë bënë përpjekje për të shkelur sovranitetin dhe subjektivitetin e Republikës së Kosovës.
Këtë shqetësim, Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës e ka ngritur edhe te përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara në Prishtinë, duke kërkuar që të reagojnë konform procedurave dhe modaliteteve dhe Raporti i Serbisë, si i tillë, në formë dhe përmbajtje, të jetë i papranueshëm.
Në konferencë, të pranishëm krahas Delegacionit të Republikës së Kosovës, në përbërje, z. Prenkë Gjetaj, Kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur, z. Kushtrim Gara, Udhëheqës i Njësisë së KQPZH-së, znj. Arjeta Rexhaj, Këshilltare Politike e Ministres Tahiri, ishin edhe z. Nefail Maliqi, Presidenti i Shoqatës së Gazetarëve në Zvicër, dhe z. Guy Mettan, Drejtor Ekzekutiv i Pres Klubit në Gjenevë, i cili me këtë rast ka ofruar tërë shërbimin e `Pres Klubit Gjeneva`, me rastin e organizimit të kësaj konference, pa asnjë kompensim, dhuratë për Kosovën./kosovapress/
/Shqiptarja.com