Komisioni për 'TIMS', miratohet me shumicë votash plani hetimor i PS! Rama nuk thirret si dëshmitar

Pas më shumë se 4 orësh debatesh, Komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi  TIMS, më në fund miratoi me votat e të dyja palëve planin e hetimit, të propozuar ekspertja e Partisë Socialiste Vjosa Bodo.

Debatet nisën që në fillim të mbledhjes, pas kërkesës së ekspertëve socialistë për ta shtyrë vendimmarrjen me disa ditë, deri në gjetjen e një dakordësie për një  plan të përbashkët.

Salianji: Vini ju pas një jave dhe thoni kërkoni kohë ne nuk jemi këtu për t'u tallur, dhe këtu do lexohen planet siç i keni dhe do marrim vendim. Mirë keq ne nuk e fusim në kalendat grek vetëm për arsye se merren porosi për tu shtyrë. 

Gogu: "Më vjen jashtëzakonisht keq që kemi hyrë në një kurth. Ata kanë diskutime midis tyre për qasje procedurale. Nuk do më dëgjoni mua t'u vë etiketime ekspertëve apo t'u vë nofka. Partia Socialiste ka një plan hetimor, kemi dhe votat.

Mosdakordësia mes palëve lidhej kryesisht me listën e dëshmitarëve, pasi kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sipas variantit të miratuar, nuk do të jenë në listën e dëshmitarëve. Megjithatë plani i ri nuk e bllokon përfundimisht mundësinë e thirrjes së tyre.

‘Kjo ishte një zgjidhje për të mos bllokuar punën e komisionit.

Komisioni rezervon të drejtën që të thërrasë edhe dëshmitarë të tjerë, sipas nevojës gjatë punës së komisionit. Fakti që ps kërkcen nga Bleja kur bëhet fjalë prë kryeministrin nuk është puna jonë. I takon ps të shpjegohet që si ka mundësi që pranmon të thërrasë ministrin e brendshëm aktual, dhe nuk pranon të thërrasë ministrin që ka qënë në atë kohë’, tha Salianji.

Gjatë 4 orëve diskutime, mazhoranca akuzoi opozitën se po përdorin ekspertët për qëllime politike duke mos i lënë ata të bëjnë punën në mënyrë të pavarur

Puna në komisionin hetimor të TIMS do të vazhdojë sipas një plani të propozuar nga Partia Socialiste. Pas më shumë se 4 orësh debate, u miratua plani i propozuar prej tyre, ndërsa në listën e dëshmitarëve që do të thirren nuk janë kryeministri Rama dhe ish-ministri i brendshëm Bledi Çuçi, siç kërkonte më herët opozita.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
Miratimi i planit hetimor për të dhënat TIMS, Kulluri: Opozita e pazareve! Pas amnistisë, sërish ulen tek 'prehri i Ramës'

1709840483_Screenshot4.jpg

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri ka reaguar pas miratimit të planit hetimor në Komisionin Hetimor të të dhënave TIMS të propozuar nga Partia Socialiste dhe të miratuar edhe prej Rithemelimit.

Kulluri e quan 'opozita e pazareve', që miratoi një plan hetimor që nuk parashikon thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Rama dhe të ish-ministrit të brendshëm Bledi Çuçi.

“Opozita e pazareve” miraton Planin Hetimor të ekspertes së propozuar nga PS, ku rezulton se Kryeministri dhe Ministri i Brendshem ne detyre i kohes, nuk do të thirren në Komisionin Hetimor për "TIMS"

Komisioni Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS ka votuar pas shumë orësh Planin Hetimor. Me votat edhe të përfaqësuesve të “opozitës se pazareve”, ku ben perjashtim deputeti Asllan Dogjani, është votuar Plani Hetimor i ekspertes së propozuar nga Partia Socialiste!

Ky Plan Hetimor nuk parashikon thirrjen për të dëshmuar të kryeministrit dhe ish-ministrit të Brendshëm. Po kështu ne nje akt te paprecedente nuk do të ketë ekspertim të vendit të ngjarjes e as nuk do të thirren ekspertë nga gjykata sikundër kishte propozuar opozita.

Në listën e dëshmitarëve janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që do të merren në pyetje nga Komisioni Hetimor. Por komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.

Hiqet Rama nga thirrja pikerisht sic “urdheroi” dy dite me pare ne fjalimin e “Ali Babes qe s’di c’bejne 40 hajdutet”, e ne fakt s’ka inspektim. Ashtu si ne rastin e amnistise Manja-Bardhi ku e pesuan protestuesit e u liruan abuzuesit, serish “opozita e pazareve” dorezohet ne prehrin e Rames!', ka qenë reagimi i Kullurit në facebook.

Ora 17:56
LISTA/ Cilët janë dëshmitarët që do dalin para Komisionit hetimor për të dhënat TIMS

Me votat e mazhorancës dhe opozitës në Komisionin hetimor për të dhënat TIMS, u miratua plani hetimor i ekspertes së Partisë Socialiste, Vjosa Bodo.

Ky plan hetimor parashikon marrjen në pyetje në komision të disa dëshmitarëve por në të nuk përfshihen emrat e kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Bledar Çuçi, të propozuar më herët nga kampi opozitar.

Megjithatë në komision pritet të dëshmojnë ministri Taulant Balla, ish-drejtori Ardi Veliu dhe emra të tjerë.

Dëshmitarët:

Ministri i Brendshëm Taulant Balla,

Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku,

Drejtori i AMP, Florian Sulejmani,

Ish-drejtori i AMP Ardi Veliu,

Saimir Boshnjaku,

Zef Laska,

Neritan Nallbati,

Dorjan Tola,

Ervina Gjana,

Besjon Tanuzi,

Enri Ndoni,

Ardit Muca,

Besnik Dervishi dhe

Vlora Hyseni.

Por komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.

Ora 15:26
Komisioni i TIMS/ Miratohet plani hetimor i Partisë Socialiste, Rama nuk është në listën e dëshmitarëve

Komisioni Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS ka votuar pas shumë orësh Planin Hetimor. 

Me votat edhe të përfaqësuesve të opozitës, përjashto deputetin Asllan Dogjani, është votuar Plani Hetimor i ekspertes së propozuat nga Partia Socialiste, Vjosa Bodo.

Ky Plan Hetimor nuk parashikon thirrjen për të dëshmuar të kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Po kështu nuk do të ketë ekspertim të vendit të ngjarjes e as nuk do të thirren ekspertë nga gjykata sikundër kishte propozuar opozita. 

Në listën e dëshmitarëve janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që do të merren në pyetje nga Komisioni Hetimor. Por komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.

Ora 12:47
'E keni çuar komisionin në drejtim të paditur', Gogu: PS ka një plan hetimor, do t'i shkojë deri në fund! Salianji: Doni t'ua impononi ekspertëve

 

Në Komisionin Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, nënkryetari Toni Gogu, tha ekspertët në këtë fazë kanë qasje të ndryshme precedurale lidhur me Planin Hetimor.

"Më vjen jashtëzakonisht keq që kemi hyrë në një kurth. Ata kanë diskutime midis tyre për qasje proceduriale. Nuk do më dëgjoni mua t'u vë etiketime ekspertëve apo t'u vë nofka. Partia Socialiste ka një plan hetimor, kemi dhe votat. Por po presim siç thotë ligji që ekspertët të propozojnë. Në këtë moment ata kanë dy qasje procedurale. E keni çuar në drejtim të paditur këtë komision", deklaroi Gogu duke replikuar me kryetarin Salianji.

“PS sapo pranon qe ka një plan hetimi dhe kërkon t’ua imponoje eksperteve. Nuk shoh asnjë ndryshim në qasje proceduriale mes eksperteve. Behet fjale vetëm për emrat qe do të thërras si dëshmitare", tha kryetari i komisionit ERvin Salianji.

Ora 12:32
Plani hetimor për TIMS, Salianji: Ju mund të mos bini dakord për 100 vjet! S'i jep fjalën Gogut: Mos i fut duart si në buxhet, është ves

 

Kërkesa e ekspertëve të Komisionit Hetimor për sistemin TIMS për më shumë kohë për dalë me një plan hetimor, ka sjellë debate. I pari që ka kundërshtuar ka qenë kryetari i komisionit Ervin Salianji.

"Vini ju pas një jave dhe thoni kërkoni kohë ne nuk jemi këtu për t'u tallur, dhe këtu do lexohen planet sic i keni dhe do marrim vendim. Mirë keq ne nuk e fusim në kalendat grek vetëm për arsye se merren porosi për tu shtyrë. (Gogu kërkon fjalën) Mos e merr fjalën pa e kërkuar se e ka kërkuar tjetri para, mos i funsi duart siç i fusni në buxhet se është ves.  Ka radhë. Do lexoni planin që keni propozuar ju, do lexojmë planin nga ekspertet e tjerë, ose merrni mos dakordësitë, ju japim 15 minuta kohë  dhe të marrim vendim ne, se ju mund të mos bini dakord për 100 vjet ne nuk do ta mbajmë peng komisionin dhe publikun për këtë arsye. E di unë ku e ka merakun PS, por ne nuk jemi këtu për tu tallur", tha ai.

Ora 12:07
Debate te TIMS-i, Gështenja: Një plan hetimi! Qefalia: Mos bëni diversion, të flasin ekspertët! Gogu-Salianjit: Keni pritur 10 vite, duroni dhe 5

 

Anëtarët e PS kanë pretenduar se kryetari i komisionit për të dhënat e sistemit TIMS Ervin Salianji po ndërpret ekspertët qëllimisht teksa pritet të prezantohet plani i hetimit. Lefter Gështenja kërkoi që të ishte vetëm një plan hetimi nga 4 ekspertët, ndërsa Xhemal Qefalia tha se duhet t'u lihet kohë ekspertëve që të bien dakord për një plan të përbashkët hetimor.

Asllan Dogjani: Çfarë plan hetimi kanë bërë ekspertët për t’i shkuar të vërtetës deri në fund. Ekspertët nuk duhet ta censurojnë hetimin.

Toni Gogu: Bëni pak durim, keni pritur 10 vjet, pse prisni dhe 5 të tjera çfarë problemi ka

Lefter Gështenja: Gogu kërkon respektimin e ligjit por vetë nuk dëshiron që ta respektojë. Ekspertët i kanë bërë gjetjet me shkrim. Gjë që ne nuk e kemi. Nëse ju zoti Gogu e keni, na e thoni se ne nuk e kemi. Ekspertët ligjorë nuk lejohen që të bëjnë deklarata politike. Mendoj se nuk mund të vazhdojmë kështu. Ekspertët nuk mund të mbajnë qëndrime politike, por të kartë të kishin një qëndrim, ose të na thonë se cilët janë qëndrimet.

Xhemal Qefalia: E keni maninë që flisni para. Duhet të dakordësohemi me të gjithë që kemi vetëm një raport.  Ne i kemi të 4 ekspertët përballë. Këto ekspertë janë dakordësuar për planin e hetimit apo jo? Nëse jo t’u japim kohë ekspertëve që të kemi një plan hetimor. Mos të ndalemi duke shfrytëzuar të drejtën që keni si kryetar i komisionit për të ndërprerë ekspertët. Mos bëni diversion, njëri nga ekspertët nuk qenka dakord dhe tre të tjerët i bëtë ju bashkë. Pyetja për 4 ekspertët jeni mbledhur për të diskutuar një plan hetimor?

Ervin Salianji: Edhe nga zona juaj thonë; mos të vimë si kali në lëmë. A doni të vazhdohet të lexohet me këtë plan?  Ekspertët kanë rënë dakord në një pjesë të rëndësishme. Nëse vazhdon i njëjti plan ta lexojnë. Ta lëmë ta lexojë secili prej ekspertëve planin e hetimit, ta shikoni nëse ka diferencë ose jo.

B.K/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'