Për shkak të koronavirusit komisioni i Reformës Zgjedhore nuk e ka zhvilluar aktivitetin këtë periudhë, por në datën 6 maj ai do të mblidhet Online. Për këtë ka shkruar në rrjetet sociale bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri:
“Bashkë me kolegen Hajdari do të informojmë në 6 Maj anëtarët e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore për ecurinë e deritanishme të dialogut në tryezën politike dhe punën e bërë nga ekspertët.
Pa humbur kohë, në kuadër të Këshillit Politik, pres që bashkë me opozitën jashtë parlamentare të rifillojmë sa më shpejt punën për të arritur dakordësi mbi çështjet e mbetura pezull në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR,”- nënvizon Gjiknuri.
O gjiknur akoma bla-bla-bla ju syrgjyne te shpirtit lire arberor! Perfundojeni porosine amerikane o hallemedhenj te peshtire!
Përgjigju