Komisioni: Të shkarkohen Çefa
e Lelçaj. "Nishani bekoi shkeljet!"

Komisioni: Të shkarkohen Çefa<br />e Lelçaj.
TIRANE - Komisioni hetimor parlamentar për Këshillin e Lartë të Drejtësisë i propozoi Kuvendit të Shqipërisë shkarkimin e dy anëtarëve (përfaqësues të parlamentit) në këtë Këshill, përkatësisht zëvendëskryetarit të KLD-së Elvis Cefa dhe anëtarit Lulëzim Lelçaj.

Sipas kryetarit te Komisionit Armando Subashit, procesi i provimeve për gjykatën administrative ka qenë jo i duhuri, ndërsa kryetarët e gjykatave janë mbajtur prej vitesh të deleguar, duke shërbyer si mjet presioni ndaj këtyre gjyqtarëve. Rasti i Pukës është dhe më kuptimploti sipas kreut të komisionit hetimor, ku kryetari gjykatës atje prej muajsh i komanduar, më në fund prodhoi korrupsion, ndërsa shtoi se shumë emërime gjyqtarësh janë bërë më shkelje nga KLD.

“Në përfundim të hetimit Komisioni Hetimor i propozon Kuvendit të Shqipërisë miratimin e raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor të Kuvendit. Komisioni i rekomandon Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të reformës në drejtësi të marrë gjithë masat e duhura për përmirësimin e kuadrit ligjor lidhur me përbërjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Komisioni i rekomandon KLD-së brenda një afati sa më të shpejtë dhe të arsyeshëm të përmirësojë të gjitha aktet nënligjore të nxjerra prej tij. Komisioni i propozon Kuvendit shkarkimin nga detyra të anëtarit të KLD zotit Elvis Çefa për shkak të shkeljeve kushtetuese e ligjore të evidentuara në këtë raport shkarkimin nga detyra të anëtarit të KLD zotit Lulzim Lelçaj”, tha Subashi.

Për deputetin Spartak Braho, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i kthyer prej kohësh sipas tij në një batak, nuk mund të jetë vetëm përgjegjësi e Çefës dhe Lelçajt. Ai kërkoi që kreu i këtij institucioni të drejtësië, njëherazi Predisenti i Republikës Bujar Nishani të mbajë përgjegjësi pasi sipas tij, Çefa dhe Lelçaj kanë kryer shkelje me bekimin e Nishanit.

“Po kjo KLD ka patur për shkak të funksioneve Presidentin e Republikës që është bërë palë me këtë KLD dhe për të mos thënë drejtimi ka qenë tërësisht dhe thellësisht amator, ka qenë i papërgjegjshem. Unë nuk mund të mendoj që KLD apo Lulzim Lelçaj dhe Elvis Çefa apo dhe të tjerë që janë atje kanë shkelur ligjin edhe presidenti qenka pa përgjegjësi, ai mban njëlloj përgjegjësi si këta të dy që ne propozojmë ti shkarkojmë sot”, u shpreh Braho.

Raporti me shkeljet e gjetura për Çefën dhe Lelçajn do t’i dorëzohet parlamentit ditën e hënë kur pritet të kalojë në votim në seancën e 23 Tetorit. Për deputetin Taulant Balla ky raport me rekomandimet e tij duhet të miratojë dhe çbunkerizimin e KLD-së duke lejuar praninë e mediave gjatë zhvillimit të mbledhjeve.
 
Më 25 shtator Kuvendi vendosi ngritjen e komisionit hetimor për verifikimin e të dhënave, fakteve dhe rrethanave për shkelje të ligjit nga dy anëtarët e KLD-së, që përbëjnë dhe shkak për kërkesën për shkarkim, e nënshkruar nga 39 deputetë të maxhorancës. 
 
Opozita nuk u bë pjesë e këtij komisioni hetimor në kuadër të bojkotit parlamentar të nisur prej muajit korrik, por edhe pse sipas saj, ky hetim është antikushtetues. Të premten, komisioni zhvilloi një seancë dëgjimore me Çefën dhe Lelçajn, të cilët i konsideruan antikushtetuese argumentet e maxhorancës për shkarkimin e tyre nga detyra. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim