Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë ka përcaktuar që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kosovë të organizohen në 28 lokacione me 90 vendvotime. Më 6 maj votimet do të mbahen në Fushë-Kosovë, Lipjan, Obiliq, Graçanicë, Lipjan, Llaplesellë, Shtërpcë, Pejë, Dragash, Rahovec, Vushtrri, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë, Leposaviq, Viti, Gjilan, Kamenicë dhe Novobërdë, raporton B92.
Numri i vendvotimeve në Kosovë, sipas sekretarit të Kuvendit të Serbisë, Velko Odalovic, është zvogëluar në krahasim me zgjedhjet e kaluara, kur kishte 287 sosh.
“Rrezikun e sigurisë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë e ka marrë për sipër OSBE-ja”, ka deklaruar Odalovic, sipas të cilit tashmë kanë filluar përgatitjet e sigurisë.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com