Është zhvilluar Komiteti i Shtatë i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, në të cilin Komisioni Europian ka vlerësuar progresin e Shqipërisë me 5 prioritetet. Në fjalën e saj Gjosha e ka vënë theksin tek reforma në drejtësi duke u shprehur se: Shqipëria nuk mund të humbasë me kohë, vendi ka nevohë për reformën në drejtësi, qytetarët tanë kanë nevojë për këtë reformë. Reformanë drejtësi është thelbësore për procesin e Integrimit Europian dhe hapjen e negociatave. Integrimi Europian mbetet prioriteti ynë kombëtar’’.
Sipas Gjoshës reforma do të luajë një rol të rëndësishëm në krijimin e një imazhi më të mirë të Shqipërisë. Ajo është shprehur e bindur se politika shqiptare do të gjejë mekanizmat e duhura për të arritur një kompromis që bën të mundur kalimin e reformës në Parlament.
E pyetur për afatin e fundit të miratimit të reformës Gjosha është shprehur se nuk ka më kohë dhe se do të kishte dashur që ajo të kishte kaluar para qershorit. Megjithatë sipas saj Shqipëria do t’i përmbahet procedurave dhe sa më shpejt të fillonte zbatimi i reformës për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend aq më mirë do jetë për procesin integrues të Shqipërisë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com