Komiteti i Agjencisë Evropiane të Barnave kthen për rishikim ilaçet e 'ftohjes', mund të sjellë probleme ishemie në zemër dhe tru

Komiteti i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) ka filluar një rishikim të ilaçeve që kanë në përmbajtjen e tyre elementin e pseudoefedrinë, kjo pas shqetësimeve të disa pacientëve.

Ky element  zakonisht gjendet tek ilaçet që përdoren për të parandaluar gripin dhe për të zhbllokuar hundët dhe mund të sjellë  probleme ishemike kardiovaskulare dhe cerebrovaskular duke përfshirë goditjen në tru dhe atakun në zemër, por nuk është konfirmuar ende. 

Pseudoefedrina është një ilaç që përdoret vetëm ose në kombinim me ilaçe të tjera për të trajtuar bllokimin e hundës për shkak të të ftohtit, gripit ose alergjis dhe bën që enët e gjakut të ngushtohen, por kjo ka sjellë probleme në lidhje me rrezikun e sindromës së encefalopatisë dhe vazokonstrikcionit. Prandaj, po rishikohet përdërimi  i këtij elementi në ilaçe pasi mund të çij në ishemi, furnizim të reduktuar të gjakut në tru dhe të sjellë komplikime kërcënuese për jetën.

Rishikimi vjen pasi disa pacientë që përdorin barna që përmbajnë pseudoefedrinë kanë pasur probleme të tilla.

F.D/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5