SHBA - Në seancën e dëgjimit të Komitetit të Çështjeve të Jashtme, kryetari i seancës Rohrabacher tha sot gjatë një diskutimi, se mosmarrëveshjet që ekzistojnë ndërmejt Kosovës dhe Serbisë po pengojnë të dyja shtetet.

Kosova është bllokuar për të ushtruar sovranitetin e saj të plotë kurse Serbia nuk mund të fillojë bisedimet me Bashkimin Europian. Marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në interes të dy shteteve për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

Ashtu si Bashkimi Europian, Kongresi Amerikan duhet të sigurohet që Departamenti i Shtetit luan një rol konstruktiv në politikat mbështetëse për të zgjidhur çështjet konkretisht, jo vetëm në letër.

Kryetari Rohrabacher shtoi gjithashtu se është mjaft e rëndësishme që të mbrohohen të drejtat e pakicave në të dyja shtetet.

Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)