TIRANE - Komiteti shqiptar i Hlesinkit konstaton shkelje të Kodit Zgjedhor në vend. Në tetë qarqe të Shqipërisë, njësitë vendore kanë shkelur dhe po vijojnë të shkelin ligjin për zgjedhjet.

Komiteti i Helsinkit konstaton se në pjesën më të madhe të vendit nuk janë respektuar afatet ligjore për publikimin e listave paraprake të zgjedhesve për procesin e zgjedhjeve parlamentare të  23 qershorit.

Nga qyteti i Korçës drejtoria e Komitetit Shqiptar të Helsinkit e paraqet situatën më shqetësuese.Vonesave institucionale sipas Vjollca Meçajt i shtohet edhe indiferenca e qytetarëve për të verifikuar emrat në lista. Në bazë të Kodit Zgjedhor, njësitë vendore,krahas publikimit të listave,duhet të njoftojnë me shkrim për çdo ndryshim qytetarët.

Ky rregull deri tani nuk është praktikuar edhe pse na ndajnë edhe pak ditë nga tre marsi, që është dhe afati i fundit i publikimit të listave. Ndërkohë që njësitë vendore vijojnë ende me verfikimet e listave zgjedhore si dhe konstatimin e gabimeve në tyre. Listat përfundimtare do të shpallen një muaj para fillimit të procesit zgjedhor.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.con
Readaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)