Komiteti për monitorim i KE-së, thirrje Malit të Zi për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese

Komiteti për monitorim i KE-së, thirrje Malit të Zi për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese

Foto ilustruese

Komiteti për monitorimin e respektimit të detyrimeve që dalin nga anëtarësimi në Këshillin e Europës, u bëri thirrje në raportin e tij, të gjitha subjekteve politike në Mal të Zi, që të zgjedhin pa vonesë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese tani nuk është në gjendje të funksionojë siç duhet në çështjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore” , thuhet në dokument.

Sipas raportit të komisionit, Malit të Zi i kërkohet të zbatojë rekomandimet e Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Institucionet Demokratike të OSBE-së në lidhje me procesin zgjedhor, para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Sipas raportit, "zhvillimi i ngjarjeve në luftën kundër korrupsionit duket premtues, pritej që një sërë rastesh të profilit të lartë të ishin një tregues i angazhimit real në luftën kundër korrupsionit."

Raporti i komitetit theksoi gjithashtu se Mali i Zi përjetoi paqëndrueshmëri të konsiderueshme politike në vitin 2022, i cili ishte rezultat i një procesi të vazhdueshëm transformimi pas zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat e hoqën Partinë Demokratike Socialiste të presidentit aktual Milo Gjukanoviç nga pushteti për herë të parë në historinë e vendit.

Mali i Zi është përfshirë në raportin e komitetit sepse është ende nën monitorim pasi përmbush detyrimet e tij në Këshillin e Evropës. Mali i Zi është anëtar i Këshillit të Evropës që nga maji i vitit 2007.

Mesazhe të ashpra Malit të Zi iu dërguan nga BE-ja në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, kur u njoftua se mund të konsideronte ndërprerjen e negociatave me Malin e Zi në rast të vazhdimit të krizës politike dhe institucionale në vend.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë deklaruan se nëse Mali i Zi nuk krijon institucione funksionale dhe nuk zgjedh gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Bashkimi Evropian në janar ose shkurt mund të shqyrtojë se si të ndalojë procesin e negociatave./VOA

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë