Miratohet Rezoluta në mbledhjen e komitetit PE-Shqipëri! Pjesë e saj edhe amendamentet e propozuara nga PD por me ndryshime të vogla

Sot është miratuar rezoluta e cila u diskutua në Bruksel gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërparlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asocimin. Deputetët në rezolutë pëshëndetën nisjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian duke theksuar se kjo ishte një fazë e rëndësishme për integrimin europian të vendit..

Mësohet se në rezolutë janë përfshirë edhe me ndryshime të vogla, amendamentet e Partisë Demokratike, ku deputetët opozitarë kërkonin mbrojtjen e të dhënave personale si dhe rritjen e sigurisë kibernetike për të shmangur sulmet nga shtetet armiqësore.

Në rezolutë përshëndetet gjithashtu roli i Shqipërisë në rajon dhe qëndrimi i saj për zhvillimet globale. Eurodeputetët inkurajojnë Shqipërinë të vazhdojë rolin e saj konstruktiv në zhvillimin dhe kultivimin e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e saj aktiv në nismat rajonale, duke nënvizuar rëndësinë e gjithëpërfshirjes së tyre.

Ndërkohë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ndodhet në Bruksel ku marrë pjesë në takimin që zhvillohet mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian, në kuadër të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri.

Balla, në fjalën e tij gjatë takimit të ditës së sotme theksoi edhe njëherë rëndësinë që ka nisja e negociatave për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, si dhe theksoi rëndësinë që ka respektimi i afateve. Ai shprehu gjithashtu falënderime ndaj Komisionit Evropian, për mbështetjen që i dhënë Shqipërisë gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Deputetët e partisë Demokratatike shprehën shqetësimet e tyre sa i takon progres raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj tha se mbetej problematikë mosardesimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR për shkelje në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021. Ndërsa Jorida Tabaku tha se shqetësim kryesor mbeteshin pasaportat e arta dhe amnistria fiskale që qeveria kërkon të miratojë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:10
Balla: Rruga europiane e Shqipërisë është interesi ynë kombëtar dhe të gjithë duhet të japim kontributin në realizimin e kësaj aspirate

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në takimin që u zhvillua mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian, në kuadër të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri.

Me një postim në Facebook Balla deklaron se gjithmonë takimi vjetor mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian, është një mundësi e mirë për të miratuar sëbashku një dokument të përbashkët rekomandimesh, si në indikator i domosdoshëm i dialogut konstruktiv mes palëve. 

Sipas Ballës rruga europiane e Shqipërisë është interesi ynë kombëtar dhe të gjithë duhet të japim kontributin në realizimin e kësaj aspirate.


"Gjithmonë takimi vjetor mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian, është një mundësi e mirë për të miratuar sëbashku një dokument të përbashkët rekomandimesh, si në indikator i domosdoshëm i dialogut konstruktiv mes palëve. Rruga europiane e Shqipërisë është interesi ynë kombëtar dhe të gjithë duhet të japim kontributin në realizimin e kësaj aspirate.", shkruan Balla.

Ora 17:17
Bardhi: Procesi i regjistrimit digjital i të dhënave kadastrale priret drejt korrupsionit

1651134843_bardhi.jpg

Deputeti i PD, Gazment Bardhi deklaroi se Bardhi theksoi çka vijon të jetë një shqetësim ende i pa adresuar në mënyrë përfundimtare, duke cituar progres raportin, mbeten të drejtat e pronësisë.

Ai tha se procesi i regjistrimit digjital i të dhënave digjitale, jo vetëm që nuk ishte i kënaqshëm por prirej drejt korrupsionit.

“Procesi i regjistrimit digjital i të dhënave kadastrale jo vetëm nuk është i kënaqshëm por mbetet i prirur ndaj korrupsionit. Po ashtu procesi i kompensimit për pronat e shpronësuara padrejtësisht përgjatë regjimit komunist është ngadalësuar gjatë vitit, në pritje të ndryshimeve në legjislacion. Vetë procesi i regjistrimit sipas progres raportit është thuajse në kolaps, ku 80% e regjistrimeve kanë gabime dhe ku 1 e 10 e të gjithë territorit mbetet ende jashtë hartave kadastrale. Kjo gjendje vijon të mbaj peng gëzimin e të drejtës së pronësisë për qytetarët shqiptarë si dhe zvarrit procesin e kompensimit”-tha Bardhi.

Ora 17:11
Alibeaj në mbledhjen e Komitetit BE-Shqipëri: Në progres-raportin e KE theksohet mosadresimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet

1667921840_enkelejdalibeaj.jpg

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike,  Enkelejd Alibeaj, theksoi shqetësimin e ngritur nga progres raporti i fundit të Komisionit Europian për vitin 2022, për mosadresimin e një sërë rekomandimeve të ngritura në rekomandimet e raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ku ndër të tjera sipas tij, dominon keqpërdorimi i aseteve e burimeve shtetërore nga partia në pushtet  përgjatë fushatës zgjedhore.

Duke marrë rastin e Durrësit, ku kryebashkiakja, Emirjana Sako u gjobit nga KQZ për përdorimin e aseteve publike gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të 6 marist të vitit 2022, Alibeaj tha praktikat e blerjes së votave duhej të adresoheshin për të bërë transparencë të financimeve të partive politike. Deputeti demokrat nuk la pa përmendur edhe rrjedhjen e të dhënave të 900 mijë qytetarëve duke nënvizuar se përbënin një nga shkeljet me flagrante të cënimit të votës së lirë.

Ora 16:51
Balla: Mirënjohje Komisionit Europian për mbështetjen e dhënë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin që zhvillohet mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian, në kuadër të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri.

Në fjalën e tij Balla theksoi edhe njëherë rëndësinë që ka nisja e negociatave për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, si dhe theksoi rëndësinë që ka respektimi i afateve.

“Na informuan dje që ka një marrëveshje në Këshill për qytetarët e Kosovës të cilëve do t’u jepet regjimi pa viza pasi sitemi i ETIAS të jetë gati të vihet në punë që do të thotë që prej vitit 2023, por çfarë ndodh në rast se ETIAS nuk punon që prej datës 1 tetor, atëherë do të presin sërish qytetarët e Kosovës apo është pikërisht ajo që dëgjuam dje, që në 1 janar 2024 është afati përfundimtar?

Balla po ashtu falënderoi Komisionin Europian për mbështetjen e dhënë Shqipërisë gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“Dua të shpreh falënderimet tona për Komisionin Europian, për presidenten Von der Lyen por edhe për Parlamentin Europian për solidaritetin që të gjitha këto institucione si Këshilli, Parlamenti, Komisioni na kanë treguar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Gjithashtu edhe fakti që Komisioni Europian mori në dorë konferencën e donatorëve që u organizua në Bruksel, falenderoj të gjithë ata që po bëjnë një punë të rëndësishme në Shqipëri pêrsa i përket shkollave që po ndërtohen në Shqipëri natyrisht me paratë e tatim paguesve europianë, shkolla të standardeve bashkëkohore. Do të ketë edhe takime në Tiranë por pas takimeve do të duhet që të bëni një vizitë tek këto shkolla që po ndërtohen falë mbështetjes suaj”, tha Balla.

Ora 15:59
Tabaku: Përshëndes samitin e BE që do të mbahet në Tiranë! Shqetësimi jonë mbeten amnistia fiskale dhe pasaportat e arta

1665490372_joridatabaku.jpg

Gjatë prezantimit të raportit të Shqipërisë në Komitetin e Stabilizim Asociimit, deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku përshëndeti angazhimin e Bashkimit Europian për zgjerim në Ballkanin Perëndimor duke shprehur pëlqyeshmërinë e PD në lidhje me samitin e 6 dhjetorit. Ajo theksoi se kjo nismë është tejet e rëndësishme për situtën në të cilën ndodhet rajoni dhe mbi të gjitha për situatën gjeopolitike në Europë dhe më gjerë.

Më tej vëmendja e Tabakut u fokusua në dy pyetje konkrete drejtuar reporteres Santos që lidhen ngushtësisht me shqetësimin e PD sic është tema e Pasaportave të Arta dhe ajo e Amnistisë Fiskale dhe Penale.

Ora 15:11
Zbardhen amendamentet e propozuara nga PD në draft-rezolutën e Shqipëri-PE: Të merren masa që mos të dalin të dhënat personale

1658306444_unnamed.jpg

Partia Demokratike ka propozuar disa amendamente në draft-rezolutën e përbashkët të komunitetit Ndërkombëtar Shqipëri-BE për Stabilizim Asocimin. Në amendamentet që ka propozuar Partia Demokratike, shprehet shqetësimi për faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor, janë viktima të sulmeve kibernetike. PD apelon që të merren më shumë masa të autoriteteve shqiptare për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve masive të të dhënave personale.

‘Shpreh shqetësimin e tij për faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me nivele veçanërisht të konsiderueshme të ndërhyrjeve të huaja dhe fushatave dezinformuese dhe janë viktima të sulmeve kibernetike; bën thirrje, në këtë drejtim, dënon aktivitetet dhe sulmet kibernetike kundër Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ne nuk duhet të tolerojmë sulmet kibernetike që synojnë infrastrukturën dhe shërbimet dixhitale.

Mbështet dhe apelon për më shumë masa të autoriteteve shqiptare për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve masive të të dhënave personale dhe përafrimin e legjislacionit kombëtar me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR); i bën thirrje BE-së dhe shteteve anëtare të saj që t'i ofrojnë Shqipërisë, si dhe aleatëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, ndihmën e nevojshme;’- thuhet në një nga amendamentet e PD-së.

Ndërkohë një tjetër amendament i propozuar nga opozita, është edhe për rolin e Kuvendit në sigurimin si dhe rëndësinë e forcimit të transparencës, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes së procesit të integrimit të vendit në BE. Po ashtu i bëhet thirrje qeverisë, parlamentit dhe të gjitha forcave politike të punonjë së bashku, pasi ky proces është një prioritet i kombit.

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fred: 01/12/2022 11:50

    te gjith duan te ikin ne duam te hyme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë