Kompania ajrore Boeing ka deklaruar se ka ngritur në fluturim një avion Lockheed Martin F-16, pa pilot brenda. Dy pilotë të US Air Force, e kontrolluan avionin nga toka ndërkohë që ai fluturonte nga baza në Florida drejt Gjirit të Meksikës.

Boeing hodhi idenë se ky inovacion mund të përdoret për të stërvitur pilotët. Ata mund t’i përdorin avionët pa pilotë, për të përmirësuar shënjestrën e tyre në ajër. F-16-ta e cila kishte 15 vjet pa lëvizur nga toka, fluturoi në një lartësi prej 12.2 kilometrash nga toka dhe me shpejtësi 1,800 km/orë.
avion pa pilot
Boeing gjithashtu siguroi se ‘drone’ ndiqej nga dy avionë të tjerë për t’a pasur gjithmonë nën vëzhgim, si dhe një pajisje që do t’a lejonte të vetëshkatërrohej nëse do të ishte e nevojshme.

Avioni kishte një forcë prej 7G gjatë akselerimit, por mund të përballonte edhe manovra prej 9G-sh, forcë e cila mund të shkaktonte probleme fizike tek pilotët. Boeing deklaroi se në total kishte gjashtë avionë F-16 të modifikuar për të fluturuar pa pilot, emri i ri i të cilëve është QF-16 dhe se ushtria e SHBA-së planifikon t’i përdorë ato në disa simulime luftimi.



(v.gj/shqiptarja.com)