Kompania austriake dëmton kalldrëmet e Gjirokastrës! Bashkia gjobit kompaninë, mbetet 'peng' ndërtimi i ujësjellësit të ri

GJIROKASTËR- Bashkia Gjirokastër ka paralajmëruar pezullimin e punimeve të ujësjellësit të ri në lagjet e sipërme të qytetit. Afati për dorëzimin e punimeve të rrjetit të ri të ujësjellësit, ishte data 17 gusht, por kjo vepër jo vetëm që nuk është dorëzuar, por madje situata në lagjet e sipërme të qytetit vijon të jetë një katrahurë e vërtetë, pasi të gjitha kalldrëmet në pjesën muzeale të mbrojtur nga UNESCO, janë shkatërruar si pasojë e këtyre punimeve.

 Banorët thonë se firma zbatuese nuk ka punuar si duhet ndërsa rikthimi në identitet i këtyre kalldrëmeve ngelet një tjetër problem.

"2 muaj ka te shtëpia ime. kam vjehrrën të sëmurë në shtëpi, nuk do del dot jashtë dhe të marrë ilaçe se kemi 2 muaj kanalin. Dhe në lagjen lart, atje rregullohet atje prishet, kanë lënë dhe ato gurët anash. As në kohë të monizmit s'ka ndodhur, ishin dritë këto kalldrëme. Dhe lart që ka shtruar kanë vënë çimento, gurët i kanë lënë jashtë. Se kur do hiqen".

Kryebashkiaku Flamur Golemi edhe pse mjaft i rezervuar ka bërë me dije se është gjobitur kompania austriake "Strabaag".

"Kemi marrë masa ndëshkimore, kemi vënë gjobë. Në fakt sot dhe rastis por ne kemi shkuar dhe po marrim masa deri në pezullim të punimeve, pjesa e afateve mund të mirëkuptohet edhe për shkak të pandemisë, por ka edhe problematika të tjera që nuk do i tolerojmë. Policia Bashkia, Inspektoriati i Ndërtimit, ne jemi në suport, nëse ka person më të interesuar që ky projekt të përfundoj jemi ne, por nuk do të tolerojmë asnjë përgjegjshmëri", tha Golemi.

Firma zbatuese ka pretenduar se vonesa ka ardhur si pasojë e pandemisë, megjithatë justifikimi nuk është marre parasysh nga Bashkia e Gjirokastrës. Nisja e reshjeve të vjeshtës mund të shkatërrojnë punimet e deritanishme, pasi vërshimi i ujërave gjithmonë ka qenë problem në këtë pjesë të qytetit. Punimet për ujësjellësin kane nisur më 27 nëntor të 2019 dhe duhet të përfundonin me 17 gusht të 2021, ndërsa vlera e projektit i kalon 7.5 milionë euro.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/10/2021 00:15

    Fajin e ka kush miratoi projektin.I plasi syte ndonjeri dhe te shikonte nga do te kalonin tubat dhe si do te kalonin,apo truri u punon vetem per te lexuar koston e ndertimit dhe kohen e mbarimit? Tani kujtoni se do t'ia hedhin me nje gjobe.Jo vetem qe do t'u kushtoje dyfish, se duhet te restaurojne kalldremet,por duhet t'i ruhen dhe ndonje reagimi,te themi me e pakta, nga UNESCO.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare