Kompania Bankers Petroleum dhuron 150 pako ushqimore për familjet në nevojë në rajonin e Fierit

Tradita e përvitshme, për të qenë pranë atyre që janë në pamundësi, nuk mungoi as këtë vit. Kjo ndihmë kryhet në kuadër të festave të fundvitit me synim që askush të mos mbetet pas dhe ushqimet kryesore të jenë prezent në familjet e varfra të Patosit, Roskovecit dhe Fierit, si një kartolinë urimi nga kompania “Bankers Petroleum” për festën e ndërrimit të viteve.

Kryetarja e bashkisë së Patosit, Rajmonda Balili në kuadër të iniciativës për grumbullimin e ndihmave ushqimore për familjet në pamundësi ekonomike, shprehu falënderimet për kompaninë “Bankers”, si një prej partnerëve, që mban lart profilin e kontribuuesit për çështjen sociale duke i ardhur në ndihmë komunitetit.

“Bashkia punon çdo fundvit për të siguruar ndihma ushqimore për familjet në nevojë. Duam që çdo familje të ketë ushqimet elementare në këtë natë të bukur të ndërrimit të viteve. Është kontributi i partnerëve tanë, bashkëpunëtorëve tanë dhe vetë buxheti i bashkisë Patos. Jemi duke bashkëpunuar me kompaninë “Bankers” jo vetëm në rezerva ushqimore por edhe në nevoja të tjera që kanë karakter social. Mendoj se mbi 70 familje do të bëjmë të gëzuara në këto ditë të fundit të vitit pasi në paktën ushqimore nuk mungon asgjë për kalimin sa më të bukur të kësaj nate.”- tha kryebashkiakja duke falënderuar “Bankers Petroleum Albania”.

Shpërndarja e këtyre ndihmave në bashkëpunim me institucionin e bashkisë është vetëm një prej aktiviteteve me karakter social që kompania “Bankers Petroleum” zhvillon për t’i ardhur në ndihmë banorëve të zonave ku edhe operon. Ndihma konsiston në projekte të ndryshme komunitare me një fokus të veçantë tek mjedisi, arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura.

 

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?