AlbChrome, në bashkëpunim me Bashkinë e Burrelit i kanë ardhur në mbështetje me ndihma ushqimore 50 familjeve në Burrel, Macukull, Lis dhe Komsi. Emergjenca e krijuar nga përhapja e COVID-19 ka krijuar vështirësi për të gjithë shoqërinë shqiptare.
Albchrome iu përgjigj menjëherë kërkesës së Bashkisë së Burrelit për të ndihmuar familjet që janë në kushte të vështira ekonomike në qytetin e Burrelit dhe rrethinat e tij. Zonat e thella e kanë ndjerë më shumë këtë situatë të vështirë prandaj edhe AlbChrome ka vendosur që në këto momente t’u qëndrojë sa më pranë komuniteteve ku është i pranishëm.
Kjo nuk është nisma e vetme e AlbChrome në ndihmë të familjeve më në nevojë. Vetëm pak ditë më parë AlbChrome dhe Spar Albania i mundësuan furnizime ushqimore 100 familjeve në qytetin e Bulqizës. Këto nisma do të vazhdojnë, si një vizion tashmë i konsoliduar i Grupit Balfin (pjesë e të cilit është dhe AlbChrome) mbi përgjegjësinë sociale, pavarësisht situatës aktuale.
Realisht shpirti human duhet te ekzistoj edhe ne kushte normale, me investime me te medha per komunitetin pasi esht gjithe ajo pasuri natyrore qe po shfrytezohet edhe banoret nuk suportohen! Kompanite minerare, duhet te investojn me shume ne komunitetin local, ne shkolla, rruge, shendetsi.
PërgjigjuSi gjithmone shpirti human i Saimir Manes dhe Grupit te tij.Bravo e madhe
Përgjigju