Shoqërinë e vetme shtetërore të sigurimeve qeveritë prej gjashtë vjetësh nuk po e privatizojnë dot. Ndoshta këtë herë shteti do të “qëllojë në shenjë” me një privatizim, i cili ka vite që nuk po realizohet dot. Por, gjithsesi, vështirë ta bëjë me shifrën, që ka llogaritur për ankandin fillestar.
Fjala është për kompaninë e vetme 100% shtetërore në tregun e sigurimeve, INSIG, e cila, sipas Zamir Stefanit, drejtor në ministrinë e Zhvillimit të Ekonomisë, Tregtisë, Sipërmarrjes dhe Turizmit, do të dalë në privatim gjatë muajit shkurt. Ai tha dje se vlerësimi financiar që është bërë nga ky dikaster për kompaninë është 15 milionë euro, çka, me sa duket, do të jetë edhe vlera fillestare, me të cilën do të hapet procesi i privatizimit me tender të hapur ndërkombëtar.
/Shqiptarja.com