Kompania maqedonase në listën e zezë, SHBA-të e akuzojnë për veprimtari spiunazhi

Kompania maqedonase në listën e zezë, SHBA-të e akuzojnë për veprimtari spiunazhi

Kompania maqedonase “Sajtroks” bashkë me tri kompani simotra dhe të ndërlidhura “Sajtroks Hollding” nga Hungaria, “Inteleksa” nga Greqia dhe “Inteleksa Limited” nga Irlanda janë futur në listën e zezë amerikane. Departamenti i Tregtisë në SHBA ka njoftuar se kompanitë e lartpërmendura futen në listën e zezë për shkak të keqpërdorimit të softuerit për spiunazh.

“Sajtroks” si kompani me adresë në Shkup dhe në pronësi të “Inteleksa” ishte drejtuar nga Ivo Malinkovski, djali i biznesmenit të njohur Ilija Malinkovski. Malinkovski i ri ka udhëhequr me këtë kompani në kohën kur organizata kanadeze publikoi informacione për lidhjen e kompanisë maqedonase me softuerin “Predator”. Pas kësaj është ndryshuar drejtuesi i kompanisë, ndërsa në qershor është emëruar Silvia Jastrzebska. Skandali që lidhet me cenimin e sigurisë nacionale të SHBA-ve dhe shteteve ku veprojnë kompanitë, dyshohet të ketë mundësuar softuer i cili ka ndikuar në përgjimin dhe ndjekjen e komunikimeve të qytetarëve.

Autoritetet vendase kanë pasur njohuri për veprimet e “Inteleksas” dhe veprimet e saj mbi përgjimet masive në Greqi të gazetarëve dhe kritikëve të pushtetit. Në rrethana jo zyrtare mësohet se ish Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim kishte informacion për këtë softuer që nga viti 2017, ndërsa që në janar të këtij viti ish deputetja dhe nënkryetarja e LSDM-së, Frosina Remenski kishte alarmuar për veprimtarinë e kësaj kompanie në pronësi familjare. Remenski kishte deklaruar që në janar se kompania në fjalë po e çon shtetin drejt hetimeve ndërkombëtare për spiunazh, duke drejtuar gishtin edhe ndaj institucioneve vendase për heshtje përball skandalit. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja ka reaguar duke pyetur pushtetin se çfarë lidhje kanë më këtë kompani për të cilën kanë qenë në njohur por nuk kanë reaguar.

“Të gjitha hetimet ndërkombëtare dëshmojnë se softueri për ndjekjen e komunikimeve “Predator” është zhvilluar ilegalisht në Shkup nga kompania “Sajtroks”. A është porositur ky softuer spiunazhi me aminin e Kovaçevskit dhe a është përdorur për spiunimin e qytetarëve”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Për veprimtarinë e “Sajtroks”, “Sajshark” dhe veprimtarinë e familjes Malinkovski kishte raportuar edhe rrjeti hulumtues IRL duke hedhur dyshime të bazuara se softueri përdoret për përgjimin e gazetarëve kundër pushtetit. /Alsat.mk

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar