Kompania Omega Pharma, 2
kontrata 90 mln lekë në një ditë

Kompania Omega Pharma, 2<br />kontrata 90 mln lekë në një ditë
TIRANE- Pronari i kompanisë së ilaçeve “Omega Pharma” Nadir Çausholli është shpallur fitues i dy tenderi prej 90 milion lekë të vjetra, në një kohë kur nuk është bërë asnjë procedurë tenderuese. Çausholli në prill të 2013 ka nënshruar dy kontrata furnizmimi me ish-drejtorin e spitalit të Vlorës, shtetasin Remzi Haxhiu, i cili nuk ka hapur asnjë procedurë tenderuese, sipas ligjit. Haxhiu i ka dhënë direkt tenderin kompanisë “Omega Pharma” duke lidhur me këtë të fundit një kontratë shërbimi me një vlerë dhjetëra milion lekësh. Për pasojë e gjithë kjo praktikë është cilësuar nga njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Vlorës si e kundraligjshme dhe se ndaj drejtorit Remzi Haxhiu është ngritur akuza e “Shkeljes së barazisë në tendera dhe në ankande publike”. Haxhiu është marrë i pandehur dhe se dosja ndaj tij ka mbëritur në dyert e gjykatës së Vlorës, ku pas zhvillimit të gjyqit, ditën e djeshme Remzi Haxhiu është shpallur fajtor duke u dënuar me 1.8 vite burg.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon