Një kompani ruse ka thënë se do të ofrojë pesë milionë rubla për ushtarët e parë që shkatërrojnë ose kapin tanket e prodhimit perëndimor në Ukrainë. Fores, një firmë me bazë në Urale, e cila prodhon materiale për industrinë e energjisë, po u ofron pagesat ushtarakëve që "kapin ose shkatërrojnë" tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman ose Abrams të prodhimit në SHBA. Ai tha se do t'i paguante pesë milionë rubla ushtarit të parë rus për të shkatërruar një nga tanket, pastaj 500,000 rubla për të gjitha sulmet pasuese.
Duke i bërë jehonë gjuhës së përdorur nga zyrtarët rusë dhe prezantuesit e televizionit shtetëror pro-luftës, kompania tha se NATO po pomponte Ukrainën me një sasi "të pakufizuar" armësh dhe po përshkallëzonte konfliktin, paçka se të gjitha shtete që kanë mbështetur Ukrainën në luftën kundër Rusisë kanë deklaruar në mënyrë të qartë dhe të hapur se nuk synojnë luftë me Rusinë, por thjesht po mbrojnë një shtet të rrezikuar. Fores tha gjithashtu se do të paguante 15 milion rubla për avionët luftarakë të prodhimit perëndimor nëse ato do shkatërroheshin. Kremlini u zotua se forcat ruse do të zhdukin çdo tank perëndimor të dërguar në Kiev.
Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe disa vende të tjera evropiane janë pajtuar për t'i dërguar Ukrainës dhjetëra tanke të avancuara luftarake gjatë muajve të ardhshëm për të ndihmuar në rritjen e kapacitetit ushtarak të vendit, derisa lufta po hyn në muajin e 12-të. Vendimi i aleatëve të Kievit është kritikuar nga Kremlini si një përshkallëzim i rrezikshëm dhe zëdhënësi Dmitry Peskov tha se tanket do të "digjen" në vijën e frontit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Boris Johnson: Putin më kërcënoi se do bombardonte Mbretërinë e Bashkuar! Kremlini përgjigjet: Gënjeshtër e sajuar prej tij
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7532
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën
24 Nëntor, 08:24
-
Burim nga ushtria ukrainase: Kemi humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus në Kursk
23 Nëntor, 22:35
-
Poloni, fermerët bllokojnë kalimin kufitar me Ukrainën
23 Nëntor, 20:39
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Serra': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor, 11:23
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
Lufta në Ukrainë/ Putin urdhëron prodhimin masiv dhe testim të raketës ‘Oreshnik’! Rutte takon Trump në Florida
23 Nëntor, 08:33
-
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore
22 Nëntor, 20:53
-
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike: Po na krijohen kërcënime!
22 Nëntor, 19:36
-
Parlamenti i Ukrainës pezullon punimet përballë kërcënimit të sigurisë nga Rusia
22 Nëntor, 18:00
-
Përdorimi i raketave të avancuara nga Rusia, sinjal për Perëndimin
22 Nëntor, 07:40