Rapiscan Systems Inc. me bazë në Kaliforni dhe kompania bijë e regjistruar në Shqipëri, S2 Albania fituan një kontratë koncesionare 15-vjeçare.
“OSI Systems që njihet ndryshe si Rapiscan që merret me skanerat ne aeroporte dhe prodhon pajisje skanimi. Ne besojmë se kjo kompani ka probleme të shumta. Për këtë ne kemi një provë të rëndësishme kur kjo kompani fitoi një kontratë të rëndësishme në Shqipëri.
Kemi prova të pamohueshme se disa vite më parë, kur kompania fitoi një kontratë në Shqipëri me vlerë nga 150 deri në 250 milionë USD, ata paguan një rryshfet me thuajse gjysmën e atij koncesioni.
Për mua kjo është një provë e qartë. Për mua kjo është një prove shumë e fortë. Pra Shqipëria në këtë histori është me shumë rëndësi.
Ne kemi folur edhe me ish punonjës të Rapsican të cilët na dhanë një tablo ku kjo kompani në mënyrë konstante thyen rregullat”, ka deklaruar . Carson Block, themelues i kompanisë “Muddy Waters Research”.

(Carson Block, themelues i kompanisë “Muddy Waters Research”)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO











