BRITANI - Një studim i ri në Britaninë e Madhe zbuloi se kompanitë të cilat kanë numrin më të lartë të punonjësve femra, kanë fitime më të larta.

Në raport thuhej se kompanitë ku gratë përbëjnë 1/3 e anëtarëve të bordit kanë mesatarisht 42% me shumë fitim krahasuar me kompanitë e tjera, ndërsa aksionerët fitojnë 53% më shumë.

Gjithashtu, një detaj tjetër i rëndësishëm ishte edhe përzierja gjinore mes anëtarëve të bordit, gjë që i sjell biznesit përfitime të larta. Por, përsa i përket femrave drejtuese nuk përmendej asgjë lidhur me suksesin e një biznesi.

Megjithatë, në studim e bërë në Britani thuhej se numri i femrave drejtuese ishte në rënie.


(v.gj/shqiptarja.com)