Kompanitë Offshore/Vendet në
zhvillim humbasin çdo vit 100 mld $

Kompanitë Offshore/Vendet në<br />zhvillim humbasin çdo vit 100 mld $
Vendet në zhvillim humbasin çdo vit 100 miliardë dollarë taksa nga kompanitë offshore. Përfundimi vjen nga një raport i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Raporti shqyrton të dhënat e vitit 2015 dhe arrin në përfundimin se aktualisht mbi 30 për qind e investimeve të huaja në vendet e varfëra hyjnë përmes parajsave fiskale. Sipas ekspertëve të OKB, arsyeja kryesore se pse kompanitë zgjedhin këtë rrugë është ajo e shmangies së taksave. “Mesatarisht, ndër ekonomitë në zhvillim, për çdo 10 përqind investime të huaja që hyjnë përmes parajsave fiskale, fitimi i taksueshëm ulet me 1 përqind”, thotë raporti.

Por si kryhet evazioni?
Sipas raportit, skema realizohet duke transferuar fitimet nga vendi në zhvillim, ku ato gjenerohen, tek parajsat fiskale. Kompania X ka kryer një investim në një vend të varfër, nga i cili gjeneron 100 lekë fitime. Normalisht këto fitime duhet të taksohen në vendin e varfër. Por për t’i shpëtuar taksimit, kompania faturon 60 lekë shpenzime artificiale nga dega e saj në offshore, ku taksa është zero. Shpenzimi mund të jetë konsulencë, ose ndonjë shërbim tjetër dhe për shkak të sekretit që ofrojnë parajsat fiskale, ai është i pamundur të verifikohet.

Rrjedhimisht fitimi i taksueshëm i kompanisë në vendin e varfër u ul nga 100 lekë që ishte në 40 lekë, pasi 60 lekë u transferuan tek vendi offshore ku nuk taksohen. Në Shqipëri, një pjesë e madhe e konsiderueshme e investimeve të huaja, si në energjitikë por edhe në fusha të tjera kanë ardhur përmes parajsave fiskale. Rasti më i fundit ishte ai i konçesionarit të markimit, por edhe i disa kompanive të naftës dhe një nga arsyet dyshohet të jetë piërisht shmangia e taksave


Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Publikohet videoja e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt

Publikohet videoja e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt