Arrihet dakordësia me Shoqatën e Transportit Publik, Veliaj: 1 mln euro operatorëve, rimbursim të TVSH dhe akcizës së naftës! Paratë do shpërndahen vetëm nëse vendosni GPS

TIRANË-1 mln euro subvencione cash, rimbushim të TVSH dhe akcizës së naftës janë zgjidhjet që Bashkia Tiranë dha për operatorët e transportit publik, por me kushtin e vetëm që ata duhet të pajisin flotën e urbaneve me GPS. Vetëm në këtë mënyrë tha kryebashkiaku Veliaj mund të dimë se sa kilometra bënë një autobusë, sa mjete dalin në punë dhe do të mund të bëhet subvencioni i duhur për operatorët. Dixhitalizimi i sektorit, formalizimi i shitjes së aboneve ishin kërkesat e Bashkisë Tiranë për të rritur transparencën me sektorin e transportit publik. Pika këto që u pranuan nga Shoqata e Transportit Publik duke arritur dakordësinë me Bashkinë Tiranë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ra dakord me përfaqësuesit e operatorëve të transportit urban për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve, si dhe pranimin e një pakete të propozuar nga Bashkia e Tiranës për kalimin e situatës së vështirë.

Operatorët pranuan kërkesat e bashkisë për rritjen e standardit të shërbimit, vendosjen e GPS dhe formalizimin e shitjes së aboneve, ndërkaq, për herë të pare, Bashkia e Tiranës do të ofrojë 1 milion euro subvencion.

“Bashkia e Tiranës do të ofrojë për herë të parë një subvencion prej 1 milion eurosh. Cilësinë e rrit vetëm transparenca, përdorimi i GPS, aboneja e formalizuar, dhe jo subvencioni. Por, duke qenë se jemi në kushte të jashtëzakonshme kam marrë një vendim të jashtëzakonshëm. Si fillim, angazhohemi edhe për subvencionin e TVSH-së dhe akcizës, që do e japë bashkia e Tiranës cash për operatorët, por sigurisht që do monitorohet me transparencë, me GPS dhe me mënyrën e formalizimit të shitjes së aboneve, në të kundërt në nuk kemi bërë asgjë”, tha Veliaj

Për herë të parë do të ketë formatizim dhe formalizim unik të shitjes së aboneve, me qëllim eliminimin shitjes së tyre në tregun e zi.

“S’mund të kemi skena si ato që ndodhën vjet, ku arrestohen operatorët me abone e bileta false. Kjo është marrëdhënie besimi, duhet fillimisht të keni besim te njeri-tjetri. Në momentin që ne vazhdojmë shesim nën dorë, është për turp. Me vendosjen e GPS nëpër autobusë duhet të përcaktojmë edhe vendin se ku do shiten abonetë, në mënyrën e duhur e jo në rrugë”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se do të vijojë mbështetja për kategorinë e studentëve dhe të kategorive të tjera sociale.

 “Kur shoh skena që përzihet nga autobusi një veteran lufte, ose një i ri me aftësi të kufizuar, se me demek ne s’paskemi kartelën e duhur apo rimbursimin e duhur, kjo është mungesë njerëzilliku, është fyese. Unë jam gati ta adresoj dhe do ta zgjidh këtë. Por teksa e zgjidhim, nuk justifikohet nxjerrja e një veteran lufte nga autobusi e as nuk justifikohet nxjerrja e një njeriu me paterica. Jemi shqiptarë, qytetarë e pastaj jemi kryetarë bashkie e pronarë autobusësh”, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë paralajmëroi operatorët se nëse nuk do të rrisin cilësinë e transportit, do t’iu hiqet licenca. 

“Linja e Kopshtit Zoologjik nxjerr nga marmita kancer e kjo s’ka lidhje fare me Covidin, kjo ka të bëjë me mjete të amortizuara, që janë skandal. Ju kam lënë afat deri në datën 30 tetor. Keni dhe 5 ditë kohë; ose ndryshe do humbisni licencën, siç e humbi “Ferluti””, tha ai.

Kërkesat e shoqatave të transportit kërkuan më parë

- Indeksimin e tarifës së udhëtimit, duke përcaktuar një kosto bazuar në situatën aktuale, fitimet dhe humbjet e shoqërive të transportit.

- Reduktimi i tvsh-së nga 20% në 6 %.

- Heqja e akcizës ose taksës së qarkullimit për karburantin e përdorur në këtë shërbim.

Pakti që u arrit mes Bashkisë Tiranë dhe shoqatës së transportit

- 1 mln euro subvesion cash

- Formalzimi i shitjes së aboneve

- Vendosja e GPS në flotën e autobusëve

- Rritja e cilësisë së transportit, në të kundërt u hiqet licenca. 

- Subvencione për abonetë e studentëve dhe të kategorive sociale

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:59
Veliaj: Jo më abone të shitura në rrugë, operatorët të mos nxisin informalitetin

Erion Veliaj kërkoi edhe formalizmin të shitjes së aboneve që ato të mos shiten më dorazi. Ai akuzoi operatorët si përgjegjës të këtij tregu të si tek ish dollari dhe u kërkoi atyre se nëse nuk ka transparencë nuk do të ketë dot as zgjidhje, pasi paratë që do të hidhen do të shkojnë vetën në mbylljen e një plage, por jo për zgjidhjen  përfundimtare të problemit.

“Ne vazhdojmë të shesim abone ende nën dorë dhe kjo është informalitet dhe janë vetë operatorët që jua japin atyre. Para kjo zgjidhet me teknologji, paguan me celular, GPS dhe barcod do të shmangin abuzimet dhe do të forcojnë besimin. Përndryshe ne do të hedhim para për të mbyllur një plagë që më pas do të hedh metastaza në vitet në vijim. Abonetë e kategorive sociale dhe studentët duhet të subvencionohen nga ministritë përkatëse, të cilat edhe ata nuk e kanë bërë këtë detyrë”, tha Veliaj.

Ora 14:54
Veliaj paralajmëron operatorët: Rrisni cilësinë e transportit publik, ose do ju hiqet licenca

 

Kreu i Bashkisë paralajmëroi operatorët se nëse nuk do të rrisin cilësinë e transportit, do t’iu hiqet licenca.  Ai përmendi konkretisht linjën e Kopshtit Zoologjik, të cilës i la 5 ditë kohë që të heqin nga qarkullimi automjetet e amortizuar që ndotin mjedisin.

“Linja e Kopshtit Zoologjik nxjerr nga marmita kancer e kjo s’ka lidhje fare me Covidin, kjo ka të bëjë me mjete të amortizuara, që janë skandal. Ju kam lënë afat deri në datën 30 tetor. Keni dhe 5 ditë kohë; ose ndryshe do humbisni licencën, siç e humbi “Ferluti”. Të mbjellësh pemë te liqeni, të bësh korsi biçikletash, ta bësh liqenin vendin më të vizituar dhe ta rrethosh përveç pyllit orbital me blozë orbitale kjo është e patolerueshme. Ata autobusë prodhojnë kancer, dhe minimalisht për dinjitetin e fëmijëve tanë, ju s’duhet t’i nxirrni më ata autobusë”, theksoi Veliaj”, tha Veliaj.

Ora 14:38
Transporti Urban, Veliaj: 1 mln euro subvencione operatorëve! Paratë do shpërndahen në bazë të kilometrave që keni bërë të treguara nga GPS

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka thënë se bashkia ka akorduar 1 mln euro si fillim për operatorët. Megjithatë këto para cash do të shpërndahet në bazë të raportit të GPS për rrugët që kanë bërë.

“Kam akorduar një fond prej 1 mln euro si një fillim i iri , pasi nuk besoj se skema e subvencionit rrit cilësinë, por thjeshtë mbulon disa gjëra që duhet. Cilësinë e rrit transparenca. Meqë jemi në kushte të jashtëzakonshme po marr vendim të jashtëzakonshëm. Shpërndarjen e kësaj do e zbatojmë nga raporti që na vjen nga GPS, në bazë të lëvizjes së autobusëve. Paratë nuk janë të miat por publikut. Më pas nëse kjo nuk mjafton do të rishikojmë buxhetin. Pra ky është një subvencion cash për operatorët dhe do të monitorohet me transparencë me GPS dhe shitjen e aboneve”, tha Veliaj.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redu: 25/10/2021 17:25

    Sherbimi i transportit urban eshte me keq ku nuk ka ku shkon. Pasojat jane privatizimi i tij.Bashkia ka sot oarkingjw publike dhe merr te ardhura te jonaideryeshme ,pse nuk i jalon shtetit ( bashkise Tirane ky sherbim por degjojme lloj llj jerkesash nga operatiret e ndrysgem .Mire di ushte qe keto kompani te kshin lnjat hashte Tiranes.Cdo kryeqytet europian u ka shteterire sgerbimet e transportit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat