Kompanitë hezituan të publikonin aksionerët, Ministria e Financave propozon shtyrjen e afatit për deklarimin e pronarëve përfitues

Nuk ka mjaftuar as një vit që bizneset të deklarojnë aksionerët e tyre të panjohur. Në vitin 2020 qeveria miratoi ligjin “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, i cili detyron bizneset të regjistrojnë të gjithë pronarët përfitues të tij, me qëllim goditjen e pastrimit të parave. Deklarimi i pronarëve përfitues duhet të bëhet në regjistrin që administrohet nga QKB, i quajtur ‘Regjistri për Pronarët Përfitues”.

Objektivi themelor i ligjit është identifikimi i çdo pronari përfitues në aksionet, kuotat apo interesat në subjektet private apo entitetet juridike jo fitimprurëse. Madje ka më shumë informacion nëse pas pronarëve përfitues të subjekteve fshihen kompani offshore.

Duke qenë se numri i subjekteve që ka regjistruar të dhënat për pronarët përfitues ka qenë i ulët, Ministria e Financave ka propozuar të shtyjë afatin e regjistrimit deri në prill të vitit 2022, ndërsa afati aktual ka mbaruar që në mars të këtij viti.

Në projektligjin e hedhur për konsultim publik thuhet se nga 66.895 biznese ekzistuese në regjistrin tregtar, biznese të hapura pas miratimit të këtij ligji dhe OJF, vetëm 25,393 biznese kanë regjistruar të dhënat mbi aksionerët e tyre. 

Të gjitha bizneset e gjobitura deri më tani nga QKB, nëse deklarojnë pronarët përfitues deri në 1 prill 2022 do të falen, si dhe për bizneset e reja afati për të deklaruar përfituesit do të jetë 40 ditë dhe jo 30 ditë siç është në ligjin aktual.

Përgjatë vitit 2020-2021 janë vendosur 927 gjoba për bizneset që nuk kanë respektuar afatet ligjore nga të cilat 109 gjoba janë paguar. Në total ishin venë nga QKB 892 milionë lekë gjoba.

Pronar përfitues, sipas ligjit, është individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit, përmes pronësisë direkte ose indirekte një përqindje, të: aksioneve/kuotave; pjesëmarrjes në kapitalin e subjektit; të drejtave të votimit; ose përfiton nga transaksionet e kryera nga subjekti në emër të tij.

Ligji në fuqi synon të bëjë transparencë mbi kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale, dhe miratua pas rekomandimeve të Moneyval për parandalimin e pastrimit të parave.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia