TIRANË - Të gjithë ish-pronarët që kanë pronat në periferi të Tiranës, pavarësisht se toka e tyre sot është truall, ata do të kompensohen me çmimin tokë bujqësore, ashtu si ka qenë në momentin e shpronësimit. Kështu, ndonëse në zonat periferike çmimi për m2 i truallit sot është 22989 lekë m2 deri në 33 mijë lekë m2, për efekt tëkompensimit tëish pronarëve kjo nuk do të merret parasysh. Kjo pasi në momentin e shpronësimit këto zona kanë qenë bujqësore apo livadhe.