Kompensimet për pensionistët 
sa përfitojnë në fshat dhe në qytet

Kompensimet për pensionistët <br />sa përfitojnë në fshat dhe në qytet
TIRANE- Ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike gjatë viteve ka bërë që pensionistët dhe shtreat e tjera në nevojë të marrin kompensime nga shteti. Jo vetëm për energjinë. Por të moshuarit marrin edhe kompensime të tjera, që jepeshin para se të hynte në fuqi skema e re. Sot janë rreth 589 mijë pensionistët që marrin kompensim.

Pjesa më e madhe e tyre e përfitojnë për shkka të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, ndërkohë që ka dhe nga ata të cilët kanë përfituar për shkak të rritjes së çmimit të bukës apo kompensimi i të ardhurave mujore. Nëse në vitin 2012-t kanë qënë 554 mijë persona të cilët kanë marrë kompensim, në vitin 2013 kanë qënë 570 mijë, në vitin 2014, 585 mijë dhe nga të dhënat paraprake për vitin 2015-t, do të jenë rreth 594 mijë. Kompensimet ndër vite janë ndarë mes fshatt dhe qytetit.

Pjesa më e madhe e përfituesve janë nga qyteti. Konkretisht rreth 436 mijë e 337 persona në qytet dhe  vetëm 149 mijë në fshat, për vitin 2014-t që kanë përfituar nga kompensimet.  Gjatë viteve 2012,2013 dhe 2014-t, pensionsitët në qytet kanë përfituar më shumë se sa ata në fshat.

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar