Vijon procesi i aplikimit online të fermerëve për përfitimin e kompensimit 10% përmes autofaturës për shitjet e produkteve të tyre bujqësore.

Deri më 20 Korrik 2026 janë dorëzuar 1265 aplikime, me një vlerë totale të kompensimit të kërkuar prej 3.5 milionë euro. Tatimet u bëjnë thirrje fermerëve që të aplikojnë në e-Filing për të përfituar kompensimin.

Zbatimi i kësaj skeme ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2026 dhe synon të mbështesë fermerët përmes lehtësimit të procedurave dhe rritjes së përfitimeve financiare.

Sipas të dhënave të dhënave Administratës Tatimore interesi për të përfituar nga kjo skemë kompensimi pritet të jetë i lartë. Për periudhën janar–qershor 2026, vlera e shitjeve të produkteve bujqësore ka arritur në rreth 13.5 miliardë lekë, nga 11.5 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i prodhuesve bujqësorë që shesin te subjektet me përgjegjësi për TVSH është rritur në 9,501, ndërsa numri i blerësve me TVSH ka arritur në 616.

Sipas vlerësimeve të Administratës Tatimore, nëse të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret do të aplikojnë, vlera e kompensimit për periudhën janar–qershor 2026 pritet të arrijë në rreth 1.35 miliardë lekë, ose afro 13.8 milionë euro.